QEVERIA E OMER IBNU ABDUL AZIZIT DHE QEVERIA E SOTIT
–
Në kohën e qeverisjes së Omer Ibnu Abdul Azizit është tubuar zekati, është mbushur thesari nacional i cili thesar nuk është bllokuar për t’u numëruar në arkën shtetërore por Omer Ibnu Abdul Azizi i cili ishte qeveritar (HALIFE) ka thënë:
- Shpenzojeni, me fjalë tjera shpërndajeni për të varfrit.
Nga qeveritarët dhe nga populli i kanë thënë: Nuk ka të varfër.
Ndërsa sot:
- Shteti shpërndanë ndihma sociale, mirëpo ato ndihma sociale nuk mjaftojnë as për barna.
*
Pastaj:
Omer Ibnu Abdul Azizi i cili ishte qeveritar (HALIFE) ka thënë:
- Shpenzojeni (shpërndajeni) për fondin e Ushtrisë.
Udhëheqësit e Ushtrisë kanë thënë:
Nuk ka nevojë për fonde tjera sepse fondi për Ushtrinë është i mjaftueshëm.
Ndërsa sot:
Ka nga ushtarët të cilët shkojnë në perëndim për një jetë më të mirë, ndërsa në anën tjetër kërkohet ndihmë nga qytetari për nevojat e Ushtrisë.
*
Pastaj:
Omer Ibnu Abdul Azizi i cili ishte qeveritar (HALIFE) ka thënë:
- Nga thesari i shtetit martoni të rinjtë.
Rinia ka reaguar me shpejtësi: Nuk kanë nevojë për mjetet financiare sepse shpenzimet e martesës dhe shpenzimet tjera i mbulojmë me mjete vetanake.
Ndërsa sot:
Të rinjtë ikin nga Kosova sepse nuk shohin perspektivë as për martesë dhe as në krijimin e familjes në atdheun e dashur të tyre.
*
Pastaj:
Omer Ibnu Abdul Azizi i cili ishte qeveritar (HALIFE) ka thënë:
- Shkoni kërkoni ata të cilët janë të ngarkuar me borxhe dhe paguani borxhet e tyre.
Borxhlinjtë kanë thënë: Nuk ka nevojë sepse borxhet mund t’i paguajmë me mjetet vetanake tona.
Ndërsa sot:
Shteti debaton në çështjen se a duhet të ndahet 30% nga fondi i trustit apo jo. Përpos kësaj Bankat i fërkojnë duart që sa më shumë ta ngarkojnë popullin me kredi dhe atë me kamatë sa më të madhe të mundshme.
*
Pastaj:
Omer Ibnu Abdul Azizi i cili ishte qeveritar (HALIFE) ka thënë:
- Shpenzoni tek Dijetarët:
Shpenzojnë për dijetarët mirëpo fondi i Thesarit prapë ishte i mbushur dhe kishte edhe për nevoja tjera.
Ndërsa sot:
Mjekët të cilët janë shëndeti i shoqërisë ikin në perëndim dhe shëndeti publik mbetet nën fatin e atyre mjekëve të cilët nuk kanë eksperiencë.
*
Pastaj:
Fondi i Thesarit nuk zbrazej por përkundrazi prapë ishte i mbushur dhe kishte edhe për nevoja tjera, atëherë Omer Ibnu Abdul Azizi i cili ishte qeveritar (HALIFE) ka thënë:
- Bleni grurë dhe shpërndajeni nëpër male që të ketë ushqim të mjaftueshëm edhe për zogjtë e maleve.
Ndërsa sot:
Nuk ka ushqim të mjaftueshëm edhe për fëmijët (zogjtë) e shtëpisë për shkak të ngritjes së çmimeve të artikujve Bujqësorë e të mos të flasim për zogjtë e maleve.
Dr. Musli Vërbani