NGJYRA E ADEMIT A.S.
–
Pyetje: Ku ka jetuar Ademi a.s., çfarë ngjyre ka pasur; të bardhë, të zezë apo të kuqrremtë dhe si janë ndarë popujt që e kanë një burim prej Ademit a.s.? Shpresojmë se do të na përgjigjeni.
Përgjigjja: Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjemi me një fjalë: dituri e padobishme, padituri e padëmshme. Po të kishte qenë e nevojshme për mua, Allahu nuk e kishte lënë pa e sqaruar. Pra, ky është vetëm mendim dhe pyetje prej së cilës nuk mund të arrihet te ndonjë rezultat. Kundërpyetja do të ishte: Po ta kishte ditur, çka do të përfitoje prej saj? Çdo çështje, të cilën nuk e di, është bërë me qëllim që ti mos ta dish. Ai, i cili më ka mësuar për krijesat dhe njerëzit është Allahu, e atë që nuk ma ka mësuar, sikur nuk është e nevojshme për mua. Sa i përket racave, ne e dimë shumë mirë ndikimin e diellit, lagështise së ajrit në një shoqëri dhe në një mes, të cilët banojnë në një vend, dhe si ka ndikuar në ndarjen e racave njerëzore, në të zi, të bardhë, të verdhë etj. Allahu e di më së miri.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”