Interpretimi i ëndrrës kur robi e sheh veten para Zotit të Madhëruar

Marrur nga: “Interpretimi i ëndrrave reflektive”

Autor: Ibni Sijrijni

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

 

 

Interpretimi i ëndrrës kur robi e sheh veten para Zotit të Madhëruar

  

Ëndërrimi i Ademit a.s. në Ditën e Kijametit

 

Na ka tregua Ebu Kasimi El Husejn bin Herven e ai nga Ebu Jakubë Is-haku bin Ibrahim El Evzai e ai nga Abdurrahman bin Vasil Ebu Zer’atil Hadiriju e ai nga Abdullah bin Testeriu i cili ka thënë: “Në gjumë pashë se ndodhi Dita e Kijametit, u ngrita nga varri, më erdh një kafshë dhe hipa mbi të e ajo u ngrit në qiell, në atë qiell xheneti, dëshirova me u vendosë në të, më erdhi një zë e më tha: -Ky nuk është vendi yt. Dhe u ngrita edhe më lartë në qiej dhe në çdo qiell kishte xhenet derisa hipa në qiellin më të lartë (Ilijnë) dhe hyra në atë xhenet. Dëshirova me u ulë, dëgjova një zë duke më thënë: -Mos u ul pa e parë Zotin tënd. Iu përgjigja: -Nuk do të ulem pra. Qëndrova në këmbë, dhe duke qëndruar kur e pashë Zotin e Madhëruar, pranë Tij Ademi a.s. Kur më pa Ademi a.s., ai më uli në krahun e djathtë të tij në dy gjunjë duke u lutur. U luta: O Zoti im! Me faljen tënde e ke shpëtua Ademin. Dhe e dëgjova Allahun duke thënë: Ngrihu o Adem, Ne të kemi falur ty.”

 

Ëndërrimi i robit veten e tij para Zotit të Madhëruar

 

Dijetari Ebu Sead r.a. ka thënë: Kush e sheh në gjumë veten e tij sikur është duke qëndrua para Allahut, e  Allahu e shikon atë. Nëse ëndërruesi është prej të mirëve ajo ëndërr është mëshirë për të.

Nëse e sheh sikur është duke iu lutur: E ka nderua me afrim ndaj vetes dhe e duan njerëzit.

Thotë Zoti i Madhëruar: “E afruam për t’i folur (për të dëgjua bisedën Tonë.” (Merjem : 52)

Njësoj nëse e sheh veten në sexhde para Zotit të Madhëruar: Thotë Zoti i Madhëruar: “Bjer në sexhde dhe afrohu.” (Alek : 19)

 

Nëse e sheh duke i folur pas perdeve: Fenë e ka të plotë, e ka plotësua amanetin.

 

Nëse e sheh veten në dorën e Tij: Ia forcon pozitën.

Nëse sheh me zemër diçka madhështore sikur Zoti i Madhëruar e ka afruar afër vetes, e ka nderua, dhe ia ka falur gabimet, apo e ka llogaritur, apo e ka përgëzua dhe nuk e di çka e ka përgëzua: Do ta takon Allahun në Ditën e Kijametit.

Transmetohet nga disa se kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e prindërve.

Ëndërrimi i robit duke e këshilluar Allahu atë

 

Njësoj nëse e sheh Allahun duke ia falë gabimet, apo duke e mëshirua: Ai premtim është i sigurt nuk ka dyshim sepse Zoti i Madhëruar nuk e thyen premtimin.

Nëse e sheh sikur është duke e këshillua Allahu: Ai ka veprua diçka çka nuk është i kënaqur Allahu. Thotë Zoti i Madhëruar: “Ju këshillon me qëllim që të mendoni.” (Nahl : 90)

 

Ëndërrimi i Allahut në një vend të njohur dhe shikimi i Tij në Kursij

 

Nëse e sheh robi se Allahu e ka thirr me emrin e tij apo me emër tjetër: Do ta ngritë lartë, dhe do të triumfojë mbi armiqtë.

Nëse e sheh veten para Zotit të Lartmadhëruar në një vend të cilin e njeh: Në atë vend përhapet drejtësia, i ndihmohet atij të cilit i bëhet padrejtësi dhe zhduken të padrejtët.

Nëse e sheh Zotin e Madhëruar sikur në Kursije: Ai do të ketë të mira dhe mëshirë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s