KUJTIMI I VDEKJES

KUJTIMI I VDEKJES

Vazhdimisht e kujtoj vdekjen: në çdo vend, në çdo moment, kur bie të flej e kur zgjohem. Ky kujtim nuk më ndahet ditë e natë dhe më ka hyrë në gjak. E dëgjoj zërin e tij (të vdekjes) duke më pëshpëritur në vesh, zë i cili më frikëson dhe nuk mund ta largoj. Më mundon për së tepërmi, thuajse dëshiron të më mbysë. Më ka pushtuar mërzia, pikëllimi e dhembja dhe jetën e shoh zi. Kam mbetur e pashpresë dhe nuk kam vullnet për jetë.

Përgjigja: Oj bija ime! Qetësohu. Vdekja nuk është ashtu si mendon ti, nuk është përfundimi i jetës, por kalim prej një faze të jetës në një fazë tjetër. Oj bija ime, besimi (imani) është pasaportë e kufirit të jetës së amshuar, të cilën e ka përgatitur Allahu për robërit e tij të mirë. Mëshira e Allahut është më e madhe se që mendon ti. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “Dhe mëshira Ime ka përfshirë gjithçka”

Ndërsa, sa i përket gjendjes tënde, besoj se është për shkak të ndonjë rasti të veçantë, i cili të ka ndodhur, ose për shkak se të ka vdekur ndonjë i afërt e i dashur befasisht dhe ai rast është shkak që ti e kujton vdekjen pandërprerë.

Prej njeriut kërkohet që ta kujtojë vdekjen, mirëpo jo të jetosh me agoni të vdekjes. Prej mëshirës së Allahut është që ne ta harrojmë ndonjëherë, sepse po ta kujtonim pandërprerë, njerëzit do të bëheshin parazitë, nuk do të punonin dhe do të ndërpritej aktiviteti jetësor.

Njeriu besimtar le ta kujtojë vdekjen aq sa i mundëson të mbetet në këtë jetë dhe aq sa i mundëson të kalojë në botën tjetër.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s