Ushqimi hallall

Ushqimi hallall

–

Aliu r.a. shkoi në Xhami.

Para xhamisë duhej ta linte devenë.

E takoi një djalosh.

I tha një djaloshi që t’ia ruajë devenë derisa ta fal namazin.

Derisa ishte duke u falur, djaloshi ia hoqi kërpeshin nga deveja dhe iku.

Aliu r.a. doli nga xhamia.

E pa devenë pa kërpesh dhe pa se djaloshi kishte ikur.

E thirri një djalë tjetër.

Ia dha 20 dërhem për t’ia blerë një kërpesh tjetër në treg.

Djaloshi, në treg hasi në atë që e kishte vjedhur kërpeshin, por nuk e njihte andaj e bleu kërpeshin për 20 dërhem.

Ia solli Aliut r.a.

Aliu r.a tha:

 – Unë gjithsesi atij desha t’ia jap 20 dërhem për ruajtjen e devesë.

Mirëpo, ai nuk duroi dhe ajo që ka qenë e përcaktuar ta fitojë e mori, por në mënyrë haram.

Nafaka vjen nga një apo tjetër anë, por më mirë të vjen hallall.

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një koment