E KANË PARË KUR’ANIN DHE NUK I KANË BESUAR

E KANË PARË KUR’ANIN DHE NUK I KANË BESUAR

Si i ka luftuar Kur’ani zemrat e pabesimtarëve, edhe përkundër asaj që ata nuk e kanë besuar prej mllefit dhe kryelartësisë së tyre?

Imami i nderuar Shaëraviju thotë:

Arabët e parë që në fillim e kanë pranuar këtë çështje, por jo pse e kanë dashur, as për atë se është natyrshmëri që ata, deshën apo nuk deshën, ta pranojnë, por nga shkaku se ata e kanë pranuar Kur’anin, duke u arsyetuar vetëm në atë se përse Kur’ani i ka zbritur Muhamedit s.a.v.s., e që, sipas mendimit të tyre, ai është njeriu i gabuar për t’i zbritur Kur’ani. Këtë e tregon Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an, kur thotë: “Dhe sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an një njeriu prej vendeve me famë”.(EZ-ZUHRUF, 21)

Pra, ata nuk e kanë kundërshtuar Kur’anin si libër, sepse atyre në mendje dhe gjokset e tyre u ka arritur, mirëpo kundërshtimi qëndron në atë se përse i ka zbritur këtij pejgamberi (Muhamedit a.s.). Pra, ata e kanë ndryshuar esencën e temës, sepse tema ka qenë se Kur’ani ka kërkuar kundërargument. Mirëpo, kundërshtimi i tyre nuk ka qenë në vetë Kur’anin, por në atë, të cilit i është zbritur Kur’ani. Për këtë arsye ne shohim se ata hamenden dhe ndonjëherë thonë: Është magji. Thonë: Gjithsesi magji është. Ne u themi atyre : I magjepsuri a ka të drejtë zgjedhjeje prej magjistarit? Kur një magjistar dëshiron të magjepsë njeriun, a mund ta refuzojë i magjepsuri atë magji? Por, nëse e ka magjeps një popull (një pjesë të njerëzve), pse nuk ju ka magjepsur juve, o ju, kundërshtarë? Me këtë argumentojmë se Kur’ani nuk është magji, sepse po të kishte qenë magji, do t’ju kishte magjepsur juve.

Ndonjëherë thonë: Është poezi. Ne u themi atyre: bëni një krahasim në mes të metodikës së Kur’anit dhe metodikës poetike. Ju, pra, keni njohuri për këtë çështje, a është Kur’ani prej llojit të poezisë?

Ndonjëherë thonë se është iluzion. Ne u themi: bëni krahasimin e iluzionit dhe Kur’anit. Vetëm se Kur’ani kur t’i paraqetë këto çështje, i paraqet me argumente bindëse, të cilat argumente bindin shpirtin e pastër dhe natyror, ku thotë:

“Nuk është fjalë (thurje) poeti, pak po besojnë, as thënie iluzionisti (magjistari), pak po logjikojnë.”(EL-HAKATU, 41,42)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s