DITA E MARTË DHE DITA E ENJTE

DITA E MARTË DHE DITA E ENJTE

Cila është vlera e agjërimit të ditës së martë dhe e ditës së enjte dhe pse i ka specifikuar i Dërguari i Allahut s.a.v.s.?

Përgjigje: Kur është pyetur i Dërguari i Allahut s.a.v.s për agjërimin e ditës së martë, ai është përgjigjur: “Është dita, në të cilën kam lindur dhe në të cilën më ka zbritur Kur’ani”.(E KA REGJISTRU AHMEDI)

I ka thënë Usame r.a të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.: “O i Dërguari i Allahut, ti po agjëron aq shumë sa po mendojmë se nuk do ta ndërpresësh asnjëherë agjërimin; dhe, po ashtu, nuk po agjëron sa po mendojmë se asnjëherë nuk do të agjërosh, pos dy ditëve që ti gjithnjë po i agjëron. Po cilat janë ato dy ditë? Tha: Dita e martë dhe dita e enjte.Tha: Këto dy ditë janë ditët, në të cilat i paraqiten Allahut, Krijuesit të botëve, veprat tona, ndërsa unë dëshiroj që veprat e mia t’i paraqiten Allahut duke qenë agjerueshëm. (E KA REGJISTRU AHMEDI).

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s