A i nevojitet leja gruas nga burri i saj për të shkuar në Haxh?

Disa gra janë të sprovuara nga burrat e tyre jo të devotshëm. Cili është ligji për të nëse ai me këmbëngulësi nuk e lejon?

Përgjigjja:

Gruaja duhet të kërkojë leje nga burri i saj, mirëpo nëse burri refuzon, dhe është Haxhi i parë për të, pra Haxhi farz, Haxhi Islam, ajo ka të drejtë të shkojë në Haxh pa lejen e burrit të saj. Kjo nga shkaku se ky Haxh është farz për të dhe është i patjetërsueshëm për të.

Haxhi është e drejtë prej të drejtave ndaj Zotit dhe obligimi i Zotit duhet të kryhet. Nuk dëgjohet krijesa, për të bërë mëkat ndaj Krijuesit. Kjo, ngase dëgjueshmëria ndaj burrit është obligim, por edhe Haxhi është obligim. Në këtë rast, burri nuk ka të drejtë ta pengojë kryerjen e farzit. Kjo është e ngjashme sikurse ta ndalonte të falet. Kjo nuk lejohet. Kështu që, nëse e ndalon nga Haxhi, Haxhi ka përparësi. Mirëpo nëse e ka kryer Haxhin e parë (farz), dhe dëshiron të shkojë në Haxh vullnetar, ajo nuk ka të drejtë të shkojë vetëm se me lejen e tij.

Nëse shkon në Haxh, patjetër se duhet të plotësojë kushtin e kujdestarit (dhe Mahremit). P.sh. është e patjetërsueshme të jetë me të djali, ose vëllai.

Disa dijetarë kanë thënë: Mjafton që të jetë në shoqëri me gra të besueshme.

Disa kanë thënë: Mjafton që të jetë në shoqëri me të një grua e besueshme.

Disa kanë thënë: Mjafton që rruga të jetë e sigurt.

Natyrisht, në të kaluarën ka qenë rrezik për femrën nga shkaku se udhëtimi ka qenë në vende shkretinore dhe nëpër lugina të rrezikshme, kështu që ka qenë rrezik për shëndetin fizik të gruas ashtu siç ka qenë frikë për reputacionin e saj. Për këtë arsye ka qenë e patjetërsueshme kujdestari, ose gratë besnike, ose një grua besnike, ose të ekzistojë siguria në rrugë.

Lini një koment