UDHËZON CILINDO, E HUMB CILINDO

UDHËZON CILINDO, E HUMB CILINDO

Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Ai, Allahu udhëzon cilindo, e humb cilindo”. E, po ashtu thotë: Allahu udhëzon cilindo në rrugën e drejtë. Pse udhëzimi në rrugë të drejtë nuk është për të gjithë njerëzit?

Imami përgjigjet: Këtu paraqitet pyetja: Kush e përkrah këtë, e kush atë, e pastaj: A nuk është Allahu Ai, i cili udhëzon cilindo, e humb cilindo. Kur t’i sheshojmë ajetet Kur’anore, patjetër duhet t’i sjellim të gjitha elementet, që do të thotë: Unë i paraqes ajetet, të cilat vërtetojnë, dhe ajetet, të cilat nuk vërtetojnë atë. P.sh.: Allahu i thotë të Dërguarit të Tij s.a.v.s: “Mirëpo ne e kemi bërë dritë, me të cilën udhëzojmë cilindo prej robërve tanë dhe me të vërtetë Ti udhëzon në rrugë të drejtë. (ESH-SSHURA, 52). Vërtet, Ti ndihmon të udhëzohet. Çka vërteton? Vërtetohet udhëzimi i tij. Ndërsa ajeti tjetër: “Vërtet, ti nuk mund të udhëzosh atë të cilin ti dëshiron, por Allahu është Ai, i cili udhëzon cilindo, sepse Ai është më i dituri për të udhëzuarit”. (EL KASAS, 56). Pra, një herë vërteton udhëzimin, herën tjetër e mohon. Dhe është ë pamundur që vërtetimi dhe mohimi të jenë në të njëjtën kohë për udhëzim. Por, udhëzimi ka dy kuptime: Udhëzim, që ka kuptimin e drejtimit, dhe udhëzim, që ka përkrahjen, sa i përket ajetit, i cili i drejtohet të Dërguarit të Allahut s.a.v.s. Udhëzimi ka për qëllim orientimin, pra vërtetimin: “Pra, vërtet, ti orienton në rrugën e vërtetë”. Pra, ti i orienton dhe i drejton ata në rrugën e hajrit, ndërsa a shkojnë apo nuk shkojnë, është krejt çështje tjetër; për të besuar apo për të mos besuar, është çështje krejt tjetër.

Ai i cili beson atë që ti e orienton, e pranon planprogramin e Allahut dhe dëshmon vërtetësinë e Allahut, Allahu ia lehtëson atë rrugë dhe e forcon në të. Në ajetin tjetër Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Ata të cilët janë të udhëzuar, u zgjerohet udhëzimi, forcohen në të dhe u  shtojnë devotshmërinë”. (Muhamed, 17)

Pra “udhëzimi” ka dy kuptime: E para, ka kuptimin e orientimit, apo udhëzimin në punë të mira, ose të udhëzimit. Që të dy kuptimet kanë një ndërlidhje. Kuptimi “udhëzim” në punë të mira është udhëzimi i atij, i cili beson në Allahun dhe e vërteton udhëzimin. Zoti i Lartmadhëruar për të thotë: “Përderisa më ke besuar dhe më je bindur, si dhe e ke pranuar për veten tënde planprogramin tim, Unë do të të përkrah në këtë program dhe do të mundësoj të shijosh ëmbëlsirën e tij”. Pra, kur Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Sa i përket popullit Themud, ne i udhëzuam, mirëpo ata parapëlqyen verbërimin në vend të udhëzimit”. Pra, ne i drejtuam, i orientuam, por ata dëshiruan humnerën, e nuk ranë dakord të tregojnë rrugën e drejtë. Pra, ata kanë thënë: “Jo, ne nuk besojmë se ka Zot dhe nuk ka për neve rrugë të drejtë. Edhe pse ata nuk besojnë se ka Zot, rruga dhe udhëzimi ekzistojnë; pra, ata nuk dëshirojnë të jenë në atë rrugë të drejtë. Është e pamundur që ata të jenë të përqëndruar në rrugë të drejtë, por mund të jetë i përqendruar ai, i cili beson, pranon dhe dëgjon. Kjo ngjason sikur të themi: më ke besuar dhe ke pranuar rrugën Time, më ke pranuar për veten tënde, e për këtë arsye unë të ndihmoj në këtë çështje. Kur ta lexosh ajetin jodefinitiv, siç është rasti me fjalën e Zotit të Lartmadhëruar: “E humb cilindo dhe udhëzon cilindo”, patjetër këtë ajet duhet ta shohim si ajetin definitiv. Ne kemi thënë: na sjell të gjitha ajetet Kur’anore të udhëzimit këtu. “E humb cilindo dhe udhëzon cilin do” të gjitha janë të papërcaktuara (të padefinuara). Ndërsa, në ajetet tjera Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Allahu nuk udhëzon popullin pabesimtar”. (EL BEKARE, 264)

Si t’i përkrahim në devotshmëri ata, të cilët janë pabesimtarë? Kjo s’mund të ndodh. Ajeti tjetër: “Allahu nuk udhëzon popullin e mbrapshtë.” (EL MAIDE, 100);

“Allahu nuk udhëzon popullin e padrejtë-kriminel.” (EL BEKARE, 259)

“Vërtet, Allahu nuk udhëzon atë që është rrenacak e pabesimtar.” (EZ-ZUMER, 3)

Pra, fjala “udhëzim” i Allahut ka këtë kuptim: lirimin e rrugës apo shtimin e rrugës të hajrit, por për cilin? Për atë i cili e beson Atë, e pranon atë dhe rrugën e Tij. Pra, atëherë ndihma dhe përkrahja vjen prej Allahut. Për këtë arsye: Ai i cili nuk e beson, nuk dëgjon, nuk e pranon rrugën e tij, atëherë si të përkrahet dhe si të ndihmohet ai? Nuk duhet t’i ndihmohet atij. Nëse e sheh në Kur’an një ajet jodefinitiv dhe të tjerët definitiv, atëherë jodefinitivja bartet gjithmonë në definitiv. Pra, thuaj: “Udhëzon cilindo, kjo është e vërtetë, por cilët jan ata të cilët do Allahu t’i udhëzojë. Janë ata të cilët kanë besuar, e kanë pranuar dhe e trasojnë rrugën e tij, ndërsa ai i cili nuk beson, nuk e përkrah dhe nuk e ndihmon në rrugën e drejtë. Ndihma dhe përkrahja, pra janë për ata, të cilët i besojnë dhe pranojnë të vazhdojnë, të qëndrojnë në atë rrugë; dhe kur t’i besohet Atij, është i kënaqur në rrugën e Tij, atëherë ndihma dhe përkrahja e Allahut është mbi të.

Arsyeja për këtë është që të plotësohet liria e vullnetit, sepse për të detyruarin e Allahut nuk ka dënim. Çështja nuk është se kjo është në kundërshtim me logjikën. Ata thanë: Pasi Allahu e ka shkruar që njeriu të bëjë gabime, atëherë pse ta dënojë atë. Ne u kundërpërgjigjemi, sepse vazhdon pjesa e dytë: Nëse Allahu e ka shkruar devotshmërinë, atëherë pse të shpërblehemi? Pyetjen e dytë asnjëherë nuk e kemi dëgjuar. Gjithmonë pyetja bëhet: Pasi që Allahu e ka shkruar të bëjë gabime, pse ta dënojë atë… dhe asnjëherë nuk bëhet pyetja nëse Allahu e ka shkruar të jetë i devotshëm, pse ta shpërblejë atë: Pse? Sepse çështja është se ne vet kemi bërë padrejtësi, ndërsa e dyta jo. E, dëshirojmë që të gjejmë shpëtim dhe rrugëdalje.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s