Çka e prishë abdesin?

Dr. Musli Vërbani

ÇKA E PRISHË ABDESIN?

 

Abdestin e prishë çdo gjë çka del prej trupit apo prej organeve:

  1. Çka del prej organeve janë: urina, nevoja e madhe apo era e rëndë.
  2. Çka del prej trupit janë: gjaku, të vjellit dhe nëse pështyn gjak;
    • – Nëse gjaku dhe pështyma janë të një sasie abdesi prishet.
    • – Nëse gjaku është më shumë se sasia e pështymës prishet abdesi.
    • – Nëse gjaku është më pak se sasia e pështymës nuk prishet abdesi.
  3. Gjumi:
    • – gjumi jashta namazit e prishë abdesin.
    • – gjumi në qëndrim në këmbë gjatë namazit, në ruku ose në sexhde e prish
    • – gjumi i lehtë apo kotja për personin i cili dëgjon apo është në gjendje për të dëgjuar, nuk e prishë abdesin.
  4. Humbja e vetëdijes pa marrë parasysh prej të fiktit, çmendurisë, apo humbje e vetëdijes me ilaçe ose me injeksion.
  5. Të qeshurit me zë në namaz:
    • – Buzëqeshja në namaz nuk e prishë abdesin.
    • – Të qeshurit pas etehijatit të uljes së fundit dhe para selamit namazi pranohet, ndërsa abdesti prishet.
    • – Të qeshurit para etehijatit të uljes së fundit dhe para selamit prishet edhe namazi edhe abdesi.
    • – me qeshë falësi e me e dëgjua ai e jo tjetri përreth, atëherë namazi prishet e jo abdesi.
    • – nëse fëmija (para bylykut) qeshë me zë në namaz, namazi i prishet ndërsa abdesi.
    • – me marrë abdest, për të bërë sexhde të këndimit të Kur`anit (sexhdetu-tilaveti) dhe duke e bërë atë sexhde qesh me zë, sexhdja përsëritet ndërsa abdesti nuk prishet.
  6. Dyshimi në abdest:
    • – nuk mundet me ndodhë që dyshimi me qenë proporcional, do të thotë 50% me qenë i dyshimtë se ke abdest, e 50 %  me  qenë i dyshimtë se nuk ke abdes.
    • – nëse anon dyshimi më shumë në atë se e ke prishur abdestin, atëherë abdesti është i pavlefshëm.
    • – nëse je i sigurt më shumë në atë se nuk e ke prishur abdestin, atëherë abdesti është i vlefshëm .

Se rregull e fikhut është: “E sigurta nuk shfuqizohet  për shkak të dyshimit”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s