RRUGA E VULLNETIT DHE E VETËDËSHIRËS DHE RRUGA E PAVULLNETIT DHE IMPONIMIT
Në çdo çështje ku zhvillohet polemika dhe fillojnë kundërthëniet, shohim se islami për atë çështje e ka dhënë fjalën përfundimtare dhe definitive.
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“… dhe mos harro pjesën e kësaj bote” (El-Kasas, 77)
Po ashtu thotë:
“Ta dini se jeta e kësaj bote është lojë, aheng e zbavitje dhe zbukurim”. (El-Hadidë, 20)
Nëse kemi për qëllim të themi jeta në ekzistencë është jetë e jovetëdëshirës dhe e jovullnetit ose jetë e vetëdëshirës dhe e vullnetit, atëherë jeta gjithmonë është epiqendër e këtyre dy çështjeve. Lëvizjet dhe aktiviteti, i cili ndodhë pa vetëdëshirë, lëvizjet që ndodhin me vetëdëshirë dhe në mes të lëvizjeve që ndodhin me vetëdëshirë ose i jepet përparësi zgjedhjes së veprimit.
Jeta e lumtur e botës tjetër, apo kënaqësia në të është në atë masë sa ke qenë i sinqertë dhe sa ke qenë i vetëpërmbajtur në jetën tënde të kësaj bote. Bota tjetër nuk është temë e fesë, por është shpërblim për shkak të fesë.
Ata të cilët thonë se kjo botë është qëllim final dhe nuk ka asgjë pas saj, ne i kundërpërgjigjemi: Cili është faji i atyre të cilët përjetojnë dhembje, vuajtje e vështirësi për t’i bërë të lumtur të tjerët? Ku mbetet shpërblimi i tyre?
Nëse i shikojmë çështjet kështu, atëherë ata të cilët vuajnë për t’i kënaqur të tjerët janë më marroqët dhe më budallenjtë, sepse ata e kanë humbur ajo çka është kryesore në jetën e tyre, e ajo është çështja e kësaj bote, dhe nuk presin kompensim asgjë në atë që quhet bota tjetër.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”