IMPONIMI DHE LIRIA E VEPRIMIT – DËSHIRA DHE ZGJEDHJA E VEPRIMIT

IMPONIMI DHE LIRIA E VEPRIMIT – DËSHIRA DHE ZGJEDHJA E VEPRIMIT

Në të gjitha çështjet ku diskutohet dhe për ato çështje bëhet polemikë e madhe, shohim se islami e jep mendimin definitiv dhe të qartë.

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Mos harro pjesën tënde prej kësaj bote.” (El Kasas, 77)

Po ashtu thotë:

“Ta dini se jeta e kësaj bote është lojë, zbavitje e zbukurim.” (El Hadidë, 20)

Nëse kemi për qëllim të deklarojmë për jetën me ekzistencë në përgjithësi pra lëvizjeve të padëshirueshme dhe nënshtruese dhe po ashtu lëvizjen e dëshirueshme dhe jonënshtruese pse jeta gjithmonë është fushë e dy lloje të lëvizjeve.

Lloji i parë: Lëvizjet të cilat ndodhin pa dëshirë.

Lloji i dytë: Lëvizjet që ndodhin me dëshirë, por dëshira prapë është në es gjërave në diskonim apo në ambient.

Ndërsa sa i përket botës tjetër, aty ka lumturi varësisht prej sinqeritetit dhe punës tënde në këtë botë. Bota tjetë nuk është çështje e fesë, por çështje e shpërblimit, respektivisht dënimit për shkak të fesë.

Ata të cilët thonë: Kjo botë është pika kryesore dhe nuk ka pas kësaj bote asgjë. Ne i kundërpërgjigjemi: Po çka është puna me ata të cilët mundohen në jetën e tyre vetëm e vetëm për t’u sjellë lumturi tjerëve. Ku do të shpërblehen ata?!

Nëse shkojmë sipas këtij parimi, atëherë ata të cilët e kanë vështirësuar jetën e tyre vetëm e vetëm për t’u sjellë lumturi të tjerëve do të ishin njerëzit më të çoroditur dhe më të çmendurit! Sepse ata një pikë të cilën e kanë pasur, pra këtë dunja, edhe atë e kanë humbur dhe nuk kanë kurrfarë kompensimi në botën tjetër.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s