USHQIMI I VËRTETË

USHQIMI I VËRTETË

Pyetje: Në vendet e zhvilluara përkundër jetës komode, përkundër kushteve të volitshme për jetë, përkundër civilizimit dhe zhvillimit bashkëkohor, prapëseprapë shohim se të rinjtë bëjnë vetëvrasje. Cilat janë shkaqet?

Imami i mirënjohur përgjigjet:

Suedia është prej vendeve më të zhvilluara dhe më të ngritura, ndërsa sipas statistikave numri më i madh i të rinjve, të cilët bëjnë vetëvrasje është në Suedi, në të cilin edhe dominojnë sëmundjet e çmendurisë dhe psikopatisë. Pse atëherë ata të bëjnë vetëvrasje kurse i kanë të gjitha kushtet më të volitshme të jetesës, mirëpo natyrisht ata kanë uri në çështje tjera.

Ai ushqen një pjesë të trupit të tij, mirëpo nuk e ushqen pjesën tjetër, e kështu ndodhë tronditja, sepse pjesët tjera të nevojshme të trupit nuk i ka të zhvilluara, të edukuara, dhe kështu nuk ndodhë harmonizimi mes tyre. Mirëpo besimtari i rrit dhe i zhvillon paralel të gjitha pjesët e trupit të tij. Nëse e merr një njeri dhe ia heq pjesën më të lartë të trurit të tij, ai bëhet plotësisht si kafshë dhe jeton e lëvizë dhe i ka sjelljet si të kafshës.

Pra, humaniteti i tërësishëm qëndron në pjesën më të lartë të trurit. Kafshët jetojnë të uritura, mirëpo ata edhe kur janë në atë gjendje nuk jetojnë në stresin e varfërisë, apo frikën e krizës ekonomike ata as që mendojnë për këtë.

Kafsha ngordh apo pritet, ndërsa biri i saj para saj nuk ndien kurrfarë dhembje, as pikëllimin e ndarjes. Kafsha e di rolin të cilin ia ka dhënë Allahu prej ndjenjave të cilat i bëjnë dobi e nuk e dëmton dhe nuk e brengos çështja kur sheh tjetrin duke vdekur. Në ato momente as që mendon për vdekjen e tij apo rrugën e cila e shpie në vdekje.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s