Kurbani, për një familje apo…

Kurbani, për një familje apo…

Kemi:

– Familje në kuptim të ngushtë dhe

– Familje në kuptim të gjerë.

Familje në kuptim të ngushtë janë: Nëna, babai dhe f.v.: tre fëmijët e tyre.

Familje në kuptim të gjerë janë: Nëna; babai dhe f.v..:djali i madh i martuar dhe dy fëmijët tjerë.

Në rastin e parë: Babai e ka obligim një kurban për pesë anëtarë (për familje në kuptim të ngushtë).

Në rastin e dytë: Babai e ka obligim një kurban për familje, ndërsa djali i martuar është familje në vete se ai veçse është martuar dhe është ndarë nga qeliza e familjes dhe ka kaluar në rreth të gjerë të familjes, pra edhe pse jetojnë brenda një kulmi priten dy kurbana se tani janë dy familje (nuk konsiderohen një familje).

Me një fjalë:

– Çifti bashkëshortor me fëmijë është familje e ngushtë, ndërsa

– çifti bashkëshortor kur ta martojnë fëmijën, fëmija është shndërruar në familje në vete dhe ai e ka për obligim Kurbanin në vete edhe nëse jetojnë brenda një kulmi të familjes (Kuptohet nëse i plotëson kushtet e Kurbanit).

Në momentin kur ndonjëri fëmijë martohet ajo është familje në kuptim të gjerë dhe nëse i plotësojnë kushtet i prenë dy kurbana sepse tani llogariten dy familje.

Vërejtje: Në të kaluarën në një shtëpi kanë jetuar 30 anëtarë, ndërsa 5 vëllezër kanë qenë të martuar dhe i kanë pasur nga 5-6 fëmijë. Në këtë rast nuk kemi një familje por 6 familje (duke e konsideruar nënën dhe babën e tyre familje në vete).

Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s