PËRZIERJA E DJEMVE ME VAJZA
Jeta e fakultetit, po a e di çka është jeta e fakultetit, e studentit. Në të janë të tubuar të gjitha të gjitha të mirat dhe të këqijat. Dituria i përfshinë të gjitha të mirat dhe të gjitha vlerat, ndërsa e gjithë e keqja, arroganca dhe kryeneçësia janë tubuar mbi (kundër) të mirës dhe vlerave. Posa të arrij djali apo vajza në shkallët e Universitetit ai apo ajo ekspozohen me rrobat e pubertetit dhe posa të takohen pozitivi dhe negativi e tërheqin njëra-tjetrën, dhe paraqiten në teatrin e adoleshencës nën hijen e “civilizimit” i ashtuquajtur bashkëkohësi dhe modernizim, ndërsa në esencë është në kundërshtim me planprogramin e Allahut.
Nuk do të kishim asnjë breng e kurrfarë frike. Vërtet në të gjitha vendet ngatërrohet kjo me atë e pastaj shohim përfundime të këqija dhe rezultate të padëshirueshme.
Shejh Shaëraviju në lidhje me përzierjen e djemve dhe vajzave thotë:
Përzierja e djemve dhe vajzave është një çështje jo natyrore dhe e palogjikshme. Unë këtë çështje e kam elaboruar, kur kam folur rreth tregimit të Musa a.s. me Shuajbin. Kam thënë se femra në ndonjë punë jashtë rrethit familjarë, del vetëm atëherë kur është ndonjë domosdoshmëri absolute.
Kam thënë, dëgjoni fjalët e Allahut të Lartmadhëruar: “E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d gra që o i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Nuk mund t’i jap bagëtisë me pi ujë përderisa të shkojnë barinjtë tjerë, kurse babai jonë është i moshuar!”(KASSAS, 23)
Fjala “Baba jonë i moshuar” dëshmon domosdoshmërinë, e cila i ka detyrua me dalë nga puna e nga shtëpia, duhet të jetë e përkufizuar “Nuk mund t’i jap bagëtisë me pi ujë përderisa të shkojnë barinjtë tjerë.”
Nuk ka qenë domosdoshmëria e cila i ka detyruar me dalë në punë dhe me qenë në largësi prej shoqërimit me meshkuj, dhe “Baba jonë tepër i moshuar”, por pastaj tregon rolin e shoqërisë (së meshkujve) dhe iu ndihmoj atyre për me pi ujë bagëtia tyre.
Kjo do të thotë se kur një mashkull e sheh një grua se ka dalë për të siguruar ekzistencën dhe se domosdoshmëria e ka detyrua, nevojitet asaj me i ndihmua, që ajo të shkoj drejt rrugës së saj dhe vajza apo gruaja e cila për shkak të domosdoshmërisë del dhe punon, asaj i ndihmohet për ta kryer atë nevojë.
Bija e Shuajbit i ka thënë babës së saj:
“O babai im shpërbleje atë, se vërtet atë cilin do ta shpërblesh është i fuqishëm dhe besnik.” (El Kasas, 26)
Ajo ka dëshiruar me zgjedh problemin e jetës së saj me atë ndodhi. Ne nuk e pengojmë femrën me punua, mirëpo ajo del me punua në hapësirën e saj familjare, ndërsa nëse del jashtë hapësirës së familjes së saj, ajo duhet të jetë e kujdesshme, e ndërgjegjshme dhe e matur. Pse domosdoshmëria nuk duhet ta shtyjë atë që të përzihet me meshkuj dhe të veproj çka të dëshiroj me ata.
Të marrim si shembull nëse femra ndien ndonjë nevojë të domosdoshme dhe del me punua në një mes, ku nuk ka burrëri edhe pse të gjithë ata janë burra, dhe ajo punon për ekzistencë, çka ka lidhje domosdoshmëria që ajo të del e zbukuruar e parfumuar dhe me rroba tërheqëse.
Çka ka lidhje domosdoshmëria me zbulimin e trupit të saj?
Femra e cila del për studim, ndërsa ne themi se domosdoshmëria e ka shtyrë që ajo të përzihet me meshkuj.
Cila është ajo domosdoshmëri që ajo të vishet me rroba tërheqëse dhe me rroba të cilat nuk e mbulojnë në tërësi trupin e saj, që ajo të ndjek modën më të re.
Unë edhe më herët kam thënë: A thua dituria patjetër përftohet vetëm nëpërmjet gjoksit të të zbuluar!?
Vajza e cila del e zbuluar jashtë oborrit të shtëpisë së saj dhe ekspozon veten e saj para mashkullit, sepse zbulimi sa më i madh i femrës jashtë shtëpisë së saj do të thoshte pa fjalë: “Shiko, unë jam këtu. Eja.”
Mashkulli nuk ka mundësi me i ngrit ndjenjat e epshit, tani ai ka nevojë me i ftohë ndjenjat e epshit.
O popull! Bëni dallim në mes të angazhimit për jetë dhe mashtrimit të kësaj jete.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”