A PYETET I DËRGUARI I ALLAHUT S.A.V.S. NË DITËN E KIAMETIT?

A PYETET I DËRGUARI I ALLAHUT S.A.V.S. NË DITËN E KIAMETIT?

Pak para se të botohet kjo libër një motër muslimane na ka dërgua një pyetje dhe e parapashë që t’ia bashkëngjis këtij numri, dhe u përgjigja prej asaj çka kam mësuar prej diskutimit të Imamit të nderuar Muhamed Muteveli Shaëravijut me prof. dr. Muhamed Ibrahim Shafiju dhe prof. dr. Abdul Kerim Dihjete.

Pyetje: A pyeten të Dërguarit e Allahut në ditën e kiametit apo jo?

Përgjigje: Po, pyeten të Dërguarit e Allahut në ditën e kiametit. Këtë na e tregon Zoti i Lartmadhëruar në Kur’an: “Dhe do t’i pyesim ata të cilëve u kemi dërguar pejgamber, por do t’i pyesim edhe pejgamberët.” (EL EARAF)

“Atë ditë kur Allahu do t’i tuboj pejgamberët dhe do t’u thotë: Çfarë përgjigje keni marrë prej tyre? Ata do të përgjigjen: Nuk dimë asgjë”. (EL-MAIDE, 109)

“Dhe si do t’u vijmë secilit popull me dëshmitarë, ndërsa këtyre do t’u sjellim juve dëshmitarë.” (EN-NISA)

Unë frikohem se nëse bëjë mëkat ndaj Zotit tim do të dënohem në Ditën e Madhe (Ditën e Kiametit).

“Dhe i Dërguari thotë: O Zoti Im ! Populli im këtë Kur’an e kanë konsiderua si çështje e harruar (e lënur pas dore).”

Të gjitha këto ajete dëshmojnë se pejgamberët do të pyeten në ditën e kiametit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s