JA RAB (O ZOT) DHE DËSHIRA ABSOLUTE

JA RAB (O ZOT) DHE DËSHIRA ABSOLUTE

Ku po jetë dëshira absolute e cila është në librin e Allahut, dhe cila është ndërlidhmëria e saj dhe pranimi i duasë së besimtarit, kur t’i ngritë duart lartë dhe thotë “O ZOT!”.

Imami i mirënjohur Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë: Fjala: O Zot? Kur të buron nga zemra e atij të cilit iu është bë padrejtësi. Nuk ka forcë as fuqi të ndryshoj diçka por është rezultati i fuqisë së Allahut i cili e ka caktua ligj (siç i ka caktua ligjet) hyjnorë, pra ligj të Tij, pra ligj të shkaqeve, që do të thotë ai i cili klith O Zot? Atëherë është ligj që shkaqet të mos funksionojnë dhe realizohet “Nuk ka fare as fuqi të ndryshoj atë që Ai cakton”. Nga kjo themi se atij si ka mbet asgjë tjetër përpos që me i ngrit duart në qiell dhe me kërkua fuqinë absolute, sepse vetëm ajo lutje është mjeti i fundit i cili me ia kthye të dobëtit, të drejtën e tij, që me iu kthye e drejta prej të padrejtit tek ai të cilit iu është padrejtësi. Zoti i Lartmadhëruar fuqinë e Tij dhe caktimin e Tij absolut nuk e ka fsheh nga ne, por përkundrazi në shumë në shumë ajete të Kur’anit hasim nëse e lexojmë atë: “me mëshirën e Tij e veçon kë të donë Ai”, “e dënon atë që do Ai”, “e falë atë që do ai”, “e ngrit lartë kë të do Ai, dhe e zbret poshtë cilin do Ai”, “i jep pushtet dhe pushtim atij që do Ai, dhe e zbret nga pushteti atë të cilin do Ai”. Vërtetë “Allahu ka mundësi për çdo send”.

Pra, po shohim se Zoti i Lartmadhëruar në këto ajete, dhe në ajetet tjera na ka tregua qartë fuqinë e Tij absolute, ndoshta fuqia absolute dhe rezultati kulminant i kësaj është i shprehur në ajetin Kur’anor “Vërtetë, çështja e Tij (Allahut)” është se kur dëshiron diçka, mjafton që vetëm me i thënë asaj çështjeje bëhu dhe ajo bëhet menjëherë.

Kjo për arsye se ky ajet na tërheq vërejtjen se për Allahun nuk funksionon shkaqet, edhe pse ai i ka krijua ato shkaqe për me organizua sistemin e jetës në tokë. Po të kishin qenë shkaqet diçka përfundimtarë për Allahun. Zoti i Lartmadhëruar në ajet Kur’anor do të kishte thënë “Vërtetë Ai kur të dëshiron diçka i përgatit shkaqet dhe rrethanat që të bëhet”, por fjala “bëhu” do të thotë se shkaqet janë të paralizuara dhe se vetëm fjala “bëhu” bën që të bëhet pa shkaqe dhe rrethane.

Kështu, krijimi i qiejve është bë me “bëhu” krijimi i njeriut është bë me fjalën “bëhu” dhe dëshira e tij mjafton dhe i mjafton vetëm fjala “bëhu”.

Këtë çështje Shejh Shaëraviju na sqaron më shumë me rastin e tregimit të Ibrahimit kur është hedhur në zjarr, pse cilësi e zjarrit është që ai me djegë, por Zoti i Lartmadhëruar ka thënë: “O zjarr bëhu i ftohtë dhe sjellë qetësi Ibrahimit”. Në atë moment cilësia e zjarrit e cila është djegia u bë cilësi e cila nuk djeg dhe nuk lëndon.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s