ISLAMI DHE EDUKIMI I EPSHIT – NDJENJAVE
Shumë herë Shejh Shaëraviju ka sqarua se Islami nuk ka ardhur me i paralizua ndjenjat por përkundrazi ka ardh me i edukua, me i kënaq, e këtë e bëni për me sigurua njeriun prej shkatërrimit.
Në realitet shumica, në shumicën e rasteve i pasojnë epshet e tyre, nuk i përmbahen planprogramit të Allahut të Lartmadhëruar. Islami dhe mësimi i tij i pastër është për me mbrojt njeriun nga rrëshqitjet, nga gabimet dhe e siguron atë pasi që vazhdimisht ia tërheq vërejtjen njeriut për mos me ra në grackë të shejtanit.
Pyetja është: Cili është sekreti psikologjik i njeriut kur ai bënë prostitucion p.sh. ndërsa ai e di (qind për qind) plotësisht se është mëkat prej mëkateve të mëdha, mirëpo ai prapë e vazhdon për të dytën për të tretën?
Imami i nderuar përgjigjet në këtë pyetje: Njeriu i cili tejkalon kufijtë e tij dhe krekoset, është si rezultat i mos ndëshkimit dhe mos dënimit të tij për kryerjen e atij krimi.
Nëse njeriu bën krim dhe dënohet për atë krim, ai dënim është për të mirën e tij. Imami i mirënjohur sqaron një çështje shumë të rëndësishme kur thotë: Nëse shikojmë p.sh. dënimin për epshin seksual do të shohim se Zoti i Lartmadhëruar nëpërmjet atij dënimi dëshiron ta ruaj, ta mbroj dhe ta siguroj njeriun prej asaj çka e shkatërron atë dhe për ta siguruar po ashtu tërë shoqërinë.
Transmetohet se një njeri ka ardhur te i Dërguari i Allahut s.a.v.s. dhe i ka thënë: Unë të premtoj se i përmbahem ligjeve Islame dhe jam musliman mirëpo jam njeri i cili i dua gratë, femrat dhe nuk mund të largohem nga kjo (prostitucioni). A nuk po ma lejon këtë mua!? Muhamedi a.s. nuk e ka përdorë menjëherë forcën e ashpërsinë, por është sjell si edukator, ka dashur që atij njeriu t’ia mësoj urtësinë dhe qëllimin e ndalesës në atë mënyrë që ai njeri ta kuptoj dhe ta ndiej thellë në zemër. Muhamedi a.s. e ka pyetur: A dëshiron që kjo t’i ndodh nënës tënde (që dikush tjetër pos babës tënd të kontaktoj seksualisht me të). Ai menjëherë me dëshpërim i thotë: Jo. Po a dëshiron që kjo t’i ndodh motrës tënde? Ai prapë me dëshpërim i thotë jo! A dëshiron t’i ndodhë gruas tënde? Ai i thotë jo, jo. Po secili prej neve është ashtu (me nënë,grua, e motër) o vëllai ynë.
Kështu i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka dashur të sqaroj se qëllimi i ligjeve të Allahut është që të mbrohet nëna, motra, e gruaja gjë të cilën asnjë nuk dëshiron që tu ndodh e keqja.
Nëse çdo prostitutit gjatë prostitucionit të tij i kujtohet ky dialog dhe e kujton nënën e tij, motrën e tij dhe gruan e tij do të largohej menjëherë nga prostitucioni.
Pra dispozitat e sheriatit janë për t’i edukua dhe për ta forcua shpirtin, dhe çdo dispozitë është për me sigurua individin dhe shoqërinë. Islami nëse ta përkufizon një liri, ai me të e pengon tjetrin me keqpërdorë të drejtën tënde, nderin tënd.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”