INSPIRIMI (NGULITJA NE ZEMËR – MENDJE)

INSPIRIMI (NGULITJA NE ZEMËR – MENDJE)

Të gjithëve po na intereson një çështje, cili është dallimi në mes të asaj: vendosje në zemër, ngulitje në zemër dhe ideve të njeriut, sepse çdo njeriut mund t’i vjen një ide në mendje.

Imami i mirënjohur Shaëraviju thotë:

Ai i cili vendos, ngulit në zemër bëhet nëpërmjet përcjelljes në zemër dhe se ajo është prej Allahut dhe ai “mendim” është i drejtë dhe i vërtetë, nuk ka dyshim në të sepse: ne kur kemi tregua me rastin e nënës se Musa a.s.: Ne e kemi inspirua (e kemi vendos në zemrën e saj) jepi gji dhe nëse e ndien frikë (se ta marrin) hidhe në det e mos u pikëllo, as mos u brengos, sepse Ne prapë do ta kthejmë tek ti, dhe do ta bëjmë prej pejgamberëve. (KASAS)

Kemi thënë: A dëgjoi dhe veproi nëna e Musaut apo jo? Natyrisht se po, ajo dëgjoi dhe veproi. Dëshiroj ta di cila nënë nuk pikëllohet dhe nuk brengoset për fëmijën e saj, nëse unë i them hidhe në det fëmijën tënd e mos u brengos. Cila logjikë e pranon këtë, kush e beson po mos të kishte ardhur kjo ide dhe ky mendim në zemër jo prej njeriut, as prej shejtanit por vetëm Allahut. Nuk do ta kishte bë nëna e Musa a.s. një gjë të tillë e cila është në kundërshtim me natyrshmërinë dhe logjikën e njeriut. Si me i dhënë përparësi vdekjes së sigurt (hedhjes së fëmijës në det) prej vdekjes së dyshimtë (me mbajt fshehtas). Pra inspirimi (ngulitja në zemër) është ide nga lartë poshtë (prej Zotit te njeriu).

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s