Sofra e Isait a.s.
Isai a.s. me Havarijunët ishin duke kaluar nëpër shkretëtirë.
Havarijjunët thanë:
O Isa, biri i Merjemes, a mundet Zoti yt të na e zbres një sofër me ushqime prej qielli?
Isa a.s. tha:
– Keni frikë Allahun, nëse jeni besimtarë!
Ata thanë:
– Ne dëshirojmë që të hamë nga ajo sofër, e të na qetësohen zemrat.
Isai a.s. tha:
– O Allah! O Zoti ynë! Na zbrit neve një sofër nga qielli, që të jetë festë për të parët e bashkëkohësit tanë dhe për ata pas nesh, dhe le të jetë mrekulli prej Teje, dhe na ushqe se ti je Furnizuesi më i mirë!
Allahu xh.sh. i tha Isait a.s.:
“ Unë do t’ua zbres sofrën, por kush nga ju pas kësaj, nuk beson, Unë do ta dënoj atë me një dënim, dënim me të cilin nuk do ta dënoj askënd në botë.”
(Isai a.s. filloi të qajë)
Në ato momente njerëzit me arrogancën e tyre, zunë duke thënë:
– Shikoni, po qan se nuk arrin dot të plotësoj kërkesën tonë.
Pa pritur në kupën e qiellit shfaqen dy re të cilat afroheshin dalëngadalë.
Pasi u afruan në një distancë të afërt, mes dy reve, ndër sy të njerëzve filloi të shfaqet sofra.
Për një moment nuk e besuan, deri sa u bë e qartë se Allahu i Madhëruar e zbriti nga qielli sofrën me ushqime.
Sofra iu afrua Isait a.s., e ajo ishte e mbuluar me një mbulesë të bardhë.
Isai a.s. filloj ta zbulonte ngadalë. Gjatë zbulimit Isai a.s. thoshte:
“Në emër të Allahut, Furnizuesit më të mirë!”
Të gjithë njerëzit prisnin më kërshëri të shihnin se çfarë ka në sofër.
Në sofër ndodheshin shtatë kuleç dhe shtatë peshq, ka pasur edhe disa fruta.
Isai a.s. i lutej Allahut të Madhëruar duke thënë:
O Allah, bëje këtë mëshirë e begati, e jo ndëshkim.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”