Ushqimi nga Sofra e Zotit
Isai a.s një ditë bëri një lutje.
Lutja e tij ishte që Zoti t’i zbresë nga qielli një sofër me ushqime.
Zoti ia zbriti një sofër nga qielli.
Në atë vend ku zbriti sofra ishin mbi treqind veta.
Pas zbulimit total të sofrës, Isai a.s. iu drejtua të pranishmëve:
– Urdhëroni, hani!
Në këtë moment, të pranishmit thanë:
– Vazhdo ti i pari.
Isa a.s. tha:
– Po ju jeni ata që e kërkuat këtë!
Në sofër ndodhej ushqim i mjaftueshëm
Isai a.s. duke e parë se të pranishmit nuk po merrnin nga ushqimi i sofrës, urdhëroi që ky ushqim t’u shpërndahet të varfërve, të sëmurëve, të ngratëve.
Të gjithë ata të sëmurë që u ngopën nga ushqimi i sofrës, u shëruan nga sëmundjet.
Më pas ajo filloi të zbriste në krye të çdo dy ditëve.
Isai a.s. i urdhëroi njerëzit që nga sofra të hanë vetëm të varfrit, të dobëtit, e jo edhe të pasurit.
Pas kësaj ngjarjeje në njërën anë shtohej dashuria dhe respekti ndaj Isait a.s.
Në anën tjetër shtohej frika dhe urrejtja ndaj tij.
Ata që refuzuan, kur e shikuan një gjë të tillë shprehën pendimin e tyre.
Sofra vazhdonte të zbriste çdo të dytën ditë dhe në të hanin të varfrit dhe çdo kush që dëshironte.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”