Isai a.s. në rininë e tij
Isai a.s. i thërriste njerëzit të besonin vetëm në Allahun.
Beni Israilët i thanë:
– Na sjell argumente, të besojmë.
Isai a.s. tha:
– Më sillni baltë.
Kur ia sollën baltën, e formoi zogun prej balte, i fryu dhe me lejen e Allahut zogu fluturoi menjëherë.
Pastaj Isai a.s. tha:
– Më sillni një të verbër.
Kur ia dërguan njeriun e verbër, vetëm e preku dhe me lejen e Allahut i erdhi shikimi.
Pastaj tha:
– Ma sillni të vdekurin.
Ia dërguan të vdekurin dhe me lejen e Allahut e ngjalli.
Pastaj Isai a.s. tha:
– Unë jam në gjendje që ta dijë çka hani, çka pini dhe çka flitni nëpër shtëpitë tuaja.
Populli i tha:
– Kjo është e pamundur.
Të nesërmen Isai a.s. i tregoi secilit veç e veç çka kishte ngrënë, çka kishte pirë dhe çka kishte folur në shtëpinë e tij.
Edhe pas të gjitha këtyre mrekullive prapë nuk besuan.
Atëherë Isai a.s. tha:
– Cilët janë ndihmëtarët e Allahut?
Havarijunët thanë:
– Ne jemi ndihmëtarët e Allahut. Dëshmo se ne jemi muslimanë.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”