NUK DO TË ARRINI VETËM SE ME FUQI
Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“Thuaji (o Muhamed): po sikur të tuboheshin njerëzit dhe xhinët për të sjellë diçka të ngjashme sikur Kur’ani, nuk mund të sjellin të ngjashëm edhe sikur t’i ndihmonin njëri-tjetrit.” (ISRA)
Po ashtu thotë:
“O ju grup e xhinëve dhe e njerëzve nëse dëshironi t’i kaloni hapësirat e qiejve dhe tokës, atëherë kaloni, por jo, nuk mundeni përpos se me fuqi”.(ERR-RRAHMAN)
Këtu na del e qartë se fjala “insan” kur të vjen në një fjali me xhinët, Zoti i Lartmadhëruar e përdorë “insan”. Ku fjalën njeri (insan) e vë para fjalës xhin në ajetin e parë, mrekullia e kësaj është se fjala njeri, me fjalë njeriu është më i theksuari dhe më i njohur për ne se sa xhinët.
Pyetja e cila na parashtrohet neve është: Cili është kuptimi i fjalës së Zotit të Lartmadhëruar “Dhe ju nuk mund të ngriheni vetëm se me fuqi”. A është në pyetje fuqia absolute e Allahut apo mos është në pyetje “fuqia e diturisë” apo çka?
Imami i nderuar Shejh Shaëraviju thotë: Disa mendojnë se fjala sulltan ka për qëllim fuqinë e diturisë ndërsa ne mendojmë se fjala “sulltanë” ka për qëllime fuqinë absolute të Allahut të Lartmadhëruar. Patjetër duhet të dëshmohet para gjithë botëve paaftësinë e tyre në atë që patjetër duhet besuar në fuqinë e absolute të Allahut.
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur e bëri Isranë dhe është ngritur në qiellin e shtatë, e pastaj në Sidretul Munteha, e ka bërë me fuqinë e Allahut të Lartmadhëruar.
Në ditën e kiametit ne do të jemi në çdo vend me fuqinë e Allahut të Lartmadhëruar. Melekët të cilët zbresin në tokë dhe ngrihen lart në qiell, e bëjnë me fuqinë e Allahut të Lartmadhëruar .
Po sikur ajeti “nuk mund të ngriheni vetëm se me fuqinë” nuk do ta kishte domethënien fuqinë e Allahut, atëherë disa njerëz do ta vinin në dyshim mrekullinë e Israsë dhe Miëraxhit. Mirëpo pasi që Israja dhe Miëraxhi ka ndodh kjo do të thotë se Allahu i Lartmadhëruar është Ai i cili bën çka do, dhe e ngrit në qiell çdonjërin që ai e parasheh dhe e përcakton.
Po nëse ndonjëri na thotë: Ja njeriu është ngritë në hapësira të tokës dhe qiellit pasi që ka arritur në hënë ne i përgjigjemi: Njeriu ka arritur të ngrihet lart dy sekonda të vitit të dritës e i kanë mbet edhe miliona vit drite e cila është pjesë e qiellit të kësaj bote. Ai pra nevojitet në lartësi të miliona vit drite, për të arritur në lartësi të qiellit të dynjasë të cilën ne e shohim ndërsa në lartësi përpos qiellit të dynjasë as që ka arritur. Pastaj, Shejh Shaëraviju këtë çështje shumë të rëndësishme e përfundon duke iu kundërvu atyre të cilët tentojnë që Kur’anin ta quajnë libër njeriu, ndërsa e harrojnë fuqinë e Allahut dhe i shikojnë vetëm çështjet sipërfaqësore për me i zhvillu problemet e tyre të cilat nuk janë të tyre sepse unë kur të ngrihem për disa minuta drite prej miliona vite drite rrugë nuk mund të them, por asnjë njeri i logjikshëm nuk mund të thotë se është ngritur në një lartësi të madhe prej milion vit drite e cila është në thellësi të qiellit të kësaj bote. Për këtë arsye, është e sigurt se mrekullia e Israsë dhe Miëraxhit është mrekulli e përgjithmonshme ajo do të jetë mrekulli e përgjithmonshme deri në ditën e kiametit. Dhe njeriu sado që do të ngrihet lartë, sado që do të zhvillohet dhe sado që do të arrij dituri ai kurrë nuk mund të arrij në horizontet, apo lartësitë e qiellzave dhe të tokës, por nuk do të mundet as në lartësitë e qiellit të tokës e mos të flasim në shtatë qiejt. Pra për këtë arsye mrekullia e Israsë dhe Miëraxhit do të mbetet mrekulli i përgjithmonshëm dhe argument (shkencë) e cila thërret njerëzit në besim në Zotin dhe në fuqinë absolute të tij.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”