Në afrimin me Zotin është grada ambicioze e besimit

Në afrimin me Zotin është grada ambicioze e besimit

Për të sqaruar këtë e marrim këtë shembull sepse te Allahu është shëmbëlltyra më e mira.

 Një njeri hyn në shtëpi dhe e sheh se njëri prej fëmijëve të tij e ka dëmtuar vëllanë.

Dëshirojmë ta kuptojmë zemrën e prindit në atë moment. Në anën e cilit prej fëmijëve do të qëndrojë?

(Përgjigjja) Në anën e të cilit janë shfaqur reflekset e vuajtjes prej dëmtimit.

Por nga kush i ka ndodhur ajo vuajtje e dëmtimit?

(Përgjigjja) Nga ai i cili e ka dëmtuar.

Vetëm e vetëm për t’ia larguar gjurmët e dëmtimit, prindi do të shikojë mënyra për ta gëzuar djalin e dëmtuar me shpërblime të cilat i ka kërkuar ndonjëherë djali i dëmtuar por që nuk ka mundur t’ia realizojë.

Po të ishte i mençur ai i cili është dëmtuar do të kuptonte këtë butësi, këtë përkëdhelje dhe këtë mëshirë e cila e ka kapluar prindin, do ta kuptonte se vëllai i cili i ka shkaktuar vuajtje është shkaktar për të fituar atë shpërblim, dhe në vend se ta urrej ai duhet të thotë: Jo (nuk e urrej vëllanë), sepse dëmtimi prej tij u bë shkak për të më sjellë dobi edhe më të madhe.

Kështu pra, edhe ai (vëllai) meriton shpërblim me diçka pasi që ai ka ndikuar që prindi im të më dojë, të më respektojë dhe të ketë mëshirë për mua. Për këtë arsye, për lartësimin e besimtarit në nivel të lartë të devotshmërisë, Zoti i Lartmadhëruar thotë:

وَالْكَاظِمِينَ الْغَيْظَ وَالْعَافِينَ عَنِ النَّاسِ ۗ وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُحْسِنِينَ

“Dhe ata të cilët e mposhtin hidhërimin dhe falin njerëzit, Allahu i do bamirësit.” (Ali Imranë: 134)

Ti nuk ke bërë mirë, por e ke tejkaluar atë që të ka ndodhur. Për këtë arsye, kur është pyetur Hasan el Basriu, pse më kërkon besimi (imani) që unë të i bëj mirë atij që më ka bërë keq?

Është përgjigjur: A nuk je krijesë e Allahut?

Po – i është përgjigjur.

– Ai i cili të ka shkaktuar vuajtje dhe të ka dëmtuar a nuk është krijesë e Allahut!? Kur të dëmton ai i cili është krijesë e Krijuesit, i cili xhelozon Krijuesin, me çka veçohet?

– Me falënderim.

Kështu pra, ti je më i butë në mes të dy anëve të cilat i ka krijuar Allahu. Ky është veprim për pozitë të lartë, me të cilën ti lartësohesh.

Kur Zoti i Lartmadhëruar e lartëson besimin në muajin Ramazan, ashtu që më ngarkon me një detyrë të re e cila është e lejuar për mua në çdo kohë të vitit dhe ka qenë e rëndomtë ta veprojë, dhe kur agjëroj, Allahu më ka nxjerrë nga ajo gjendje (pozitë) e rëndomtë dhe e cila më forcon ëmbëlsirën e obligimeve rishtazi, ashtu që gjendja e rëndomtë të mos jetë pengesë për të kryer atë obligim apo natyrshmëria e cila e ka pranuar atë natyrshmëri, e ka programuar atë program ashtu që këto çështje nuk më shkojnë ndërmend, për këtë arsye nuk ka vuajtje, nuk ka vështirësi dhe dëshira e Allahut është që në muajin Ramazan ta caktojë këtë obligueshmëri.

Përderisa njeriu gjendet në atë pozitë, për këtë arsye Allahu e ka zgjedhur muajin Ramazan që të jetë një fazë kohore që të zbres programin e tij për të gjithë njerëzimin.

شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِّلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِّنَ الْهُدَىٰ وَالْفُرْقَانِ ۚ فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ 

“Muaji i Ramazanit (është muaji) në të cilin ka zbritur Kur’ani, (i cili) është udhëzues për njerëzit dhe sqarues për udhëzim dhe dallues. Kush nga ju prezanton në këtë muaj, le të agjërojë.” (El-Bekare: 185)

Kështu pra, mënyra e renditjes është si në vijim. Në fillim ka zbritur Kur’ani, duhet që të jetë ajo kohë, koha në të cilin realizohet lartësimi i besimit si lartësim ku besimtari shkëputet dhe del nga zakoni i rëndomtë dhe përjeton ëmbëlsirën e adhurimit.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s