Çështja e afrimit me Allahun

Çështja e afrimit me Allahun

Në çështjen e afrimit me Allahun, Allahu i Lartmadhëruar na urdhëron:

– Që të dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe të dëshmojmë se Muhamedi është i dërguar i Allahut;

– Të falim namazin;

– Të japim zekatin;

– Të agjërojmë Ramazanin;

– Të kryejmë haxhin në shtëpinë e Allahut.

 Kur Zoti i Lartmadhëruar ia ka ligjësuar të dërguarit të tij në fund agjërimin e ramazanit. Ai e ka ligjësuar për ta ngritur në nivelin më të lartë të obligueshmërisë nga shkaku se vendi dhe familja janë ndjenja të brendshme shpirtërore të njeriut dhe janë pengesa për te Allahu, kështu që na nxjerrë nga ajo gjendje për të na testuar me obligimet me të cilat na ka obliguar. Na ka obliguar që të mësohemi për një kohë të lëmë anash familjen sepse dëshiron që të na kthejë në një udhëtim tjetër, e ai udhëtim është shtylla e pestë e islamit (të kryejmë haxhin në shtëpinë e Allahut).

Për një periodë kohore duhet të lëmë anash çdo gjë dhe shkojmë në haxh, në këtë, Zoti i Lartmadhëruar na ka dhënë diçka tjetër që të largohemi nga e rëndomta, pra duke lënë familjen, pasurinë dhe shtëpinë.

Kur të shkojë njeriu në haxh, ai i ka plotësuar pesë shtyllat e islamit dhe të besimit. Ai i cili drejtohet dhe niset të shkojë atje me zemër besimtare dhe me bindje të thellë, atëherë me syrin e tij të sigurt:

– e sheh shtëpinë e Zotit të tij në të cilën drejtohej (në namaz),

– bën Tavaf, dhe

– i kryen obligimet tjera dhe

– në praktikë e përjeton shtëpinë e Allahut dhe të vërtetën e shtëpisë së Allahut.

Nëse i analizojmë të gjitha këto çështje, do të shohim se janë çështje të cilat paraqesin sinqeritetin. Agjërimi për Allahun është bindje e thellë dhe adhurim i sinqertë dhe të gjitha çështjet e pastra islame janë adhurim.

Fillim dhe mbarim, falënderimi i takon Allahut!

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s