Në agjërim qëndron mjeti për robërit të cilët kanë dëshirë për të takuar Allahun

Në agjërim qëndron mjeti për robërit të cilët kanë dëshirë për të takuar Allahun

Në njërën anë Zoti i Lartmadhëruar e hap derën për besimtarët për t’u afruar tek ai, mirëpo,

në anën tjetër cakton në masë që të jetë e domosdoshme për të gjithë. Kjo formë qëndron në të gjitha obligimet.

Zoti i Lartmadhëruar kërkon në masë të caktuar atë çka është e domosdoshme për të gjithë, pastaj pjesën tjetër e lë për besimtarët ambicioz të besimit, pra që të jenë të veçantë dhe që të ngrihen lartë, p.sh., nëse një njeri të dëmton. Çështja është që të dënohet aq sa të ka dëmtuar. Kjo është pika e përbashkët për të gjithë njerëzimin, mirëpo kur besimtari dëshiron që të përllogaritë veten e tij me precizitet, a mund të dënojë në të njëjtën masë të dënimit? A mos kam kandar të saktë e cila dëshmon (vërteton) dënimin me të njëjtën masë të dënimit tim?

Kjo çështje duhet të analizohet. Kur të gjendem në këtë situatë pse nuk e mposhti hidhërimin tim!?. Në këtë çështje është dera e ngritjes. Kuptimi i “mposhtjes së hidhërimit” është se hidhërimi i cili gjendet në zemrën tënde prej atij i cili të ka dëmtuar, ti nuk reflekton me reflektim që atë hidhërim t’ia kthesh tjetrit.

Pse nuk e nxjerr hidhërimin nga vetvetja dhe t’ia falësh!?. Kur ngrihesh në këtë nivel ngrihesh kur ke vendosur për të mos dëmtuar në të njëjtën masë, kur e ke mposhtur hidhërimin, kur e ke falur dhe e ke ndalur hidhërimin, a nuk do të thotë kjo se në krahasim me tjetrin je ngritur në nivel të lartë të besimit!?

Kështu ne kemi arritur te ëmbëlsia e afrimit me Zotin.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s