Es’habul Uhdudë

Es’habul Uhdudë

Ishte një mbret i cili e kishte një magjistar.

Kur magjistari e arrin pleqërinë, i thotë mbretit:

– Jam plakur shumë, andaj më dërgo një djalosh (të ushtrisë tënde) që t’ia mësoj magjinë.

Ai ia dërgon një djalosh për ta mësuar magjinë.

Djaloshi duke shkuar te magjistari në mes të rrugës e takon një plak të ditur.

Ulet pranë tij. Bisedon për pak kohë dhe i pëlqejnë fjalët e tij. Kështu që ai e bën rregull që çdo herë kur të shkojë te magjistari të ndalet te plaku i ditur. Kështu që ai vazhdimisht vonohej.

Kur shkonte i vonuar te magjistari, magjistari e rrihte.

Ai ankohet te plaku i urtë.

Dijetari i thotë:

– Nëse frikësohesh se të rrahë magjistari, thuaj atij se të ka vonuar familja.

Nëse frikësohesh prej familjes tënde, thuaju se të ka vonuar magjistari.

Derisa ai vazhdonte mësimin, në mes të një rruge sheh një shtazë të madhe e cila i kishte bllokuar njerëzit.

Djaloshi thotë:

– Sot do ta kuptoj se a më i vlefshëm është dijetari apo magjistari! E merr një gur dhe thotë:

O Zoti im, nëse veprimet dhe qëllimet e mistikut janë më të mira dhe më të dashura tek Ti se të magjistarit, mbyte këtë shtazë prej duarve të mia dhe le të lirohen njerëzit.

E gjuan gurin dhe shtaza mbytet dhe njerëzit lirohen.

Pas kësaj ngjarjeje shkon te dijetari dhe ia tregon ngjarjen.

Dijetari i thotë:

O djalosh, prej tani e tutje ti je më i vlefshëm dhe më i ditur se unë.

Por, unë kam një ndjenjë për ty se ti do të sprovohesh me një sprovë të madhe.

E nëse sprovohesh mos më trego.

Djaloshi me anë të lutjeve i shëronte njerëzit nga sëmundjet siç ishin: lepra, verbëria dhe prej çdo sëmundje tjetër.

Një shok i mbretit ishte verbëruar. I verbëti kishte marrë shumë e shumë shpërblime.

Shkon te djaloshi dhe i thotë:

Të gjitha këto shpërblime janë për ty nëse më shëron dhe më kthehet shikimi.

Djaloshi i thotë:

 – Unë nuk e shëroj askënd, por Zoti është Ai i Cili shëron. Nëse ti beson në Zotin dhe i lutesh Atij, Allahu do të të shërojë.

Ai besoi në Zotin dhe Allahu e shëroi.

I verbëri të cilit i kishte ardhur shikimi shkon te mbreti, ulet pranë tij.

Mbreti e pyet:

– Kush të shëroi dhe t’u rikthye shikimi?!

Ai i përgjigjet:

– Zoti im!!

Mbreti i thotë:

– A ka zot tjetër pos meje?!

Ai i përgjigjet:

– Zoti im dhe i yti është Allahu.

Mbreti i urdhëron parinë e tij për ta dënuar dhe torturuar derisa detyrohet të tregojë për djaloshin.

Shkojnë e marrin djaloshin, e sjellin para mbretit.

Mbreti i thotë:

– O djalosh, ti ke arritur në shkallë të lartë të aftësisë si magjistar, saqë po i shëron të verbrit dhe të zgjebosurit, dhe shëron e shëron…

Djaloshi i thotë:

– Unë nuk e shëroj askënd, por Allahu shëron.

Pastaj mbreti e prangos dhe e dënon, e torturon derisa i tregon për dijetarin.

Shkojnë dhe e sjellin dijetarin para mbretit.

Mbreti i thotë:

– Largohu nga feja jote dhe kthehu në fenë tënde të mëparshme, kthehu në idhujtari.

Dijetari refuzon.

Mbreti urdhëron të marrin një sharrë, dhe ia vendosin sharrën në qafë dhe e ndajnë në dysh.

Pastaj e marrin ish shokun.

I thonë:

– Largohu nga feja jote dhe kthehu në fenë tonë.

Ai refuzon.

Ia vendosin sharrën në qafë, kështu që edhe atë e ndajnë në dysh.

Pastaj e marrin djaloshin dhe i thonë:

– Largoju nga feja jote.

Djaloshi refuzon.

Mbreti iu thotë disa shokëve:

– Merreni dhe dërgojeni në një kodrinë të lartë dhe nëse largohet nga feja e tij kthejeni të shpëtuar, e nëse jo, hidheni.

Kur arrin në lartësinë më të madhe, ai thotë:

– O Zoti im! Vepro si të duash!.

E hodhën prej lartësisë më të madhe të kepit, ndërsa ai pa kurrfarë lëndimi, me këmbët e tij shkon te mbreti.

Mbreti i thotë:

– Si kanë vepruar shokët?

Djaloshi i thotë:

– Më ka mjaftuar Allahu, i Cili më ka shpëtuar.

Pastaj mbreti iu thotë disa tjerëve:

– Merreni, hipeni në një anije dhe kur të arrini në mes të detit pyeteni, nëse largohet prej fesë së tij kthejeni, e nëse jo, hidheni në det.

Ata shkuan. Ai prapë (para se të hidhej në det) thotë:

– O Zoti im, vepro si të duash!

E hedhin prej anijes për ta fundosur. Ai në këmbët e tij, pa kurrfarë lëndimi shkon te mbreti dhe mbreti i thotë:

– Si kanë vepruar shokët e tu me ty?

Djaloshi i përgjigjet:

– Më ka mjaftuar Allahu.

Pastaj djaloshi i thotë mbretit:

– Ti nuk mundesh të më mbysësh derisa të veprosh çka të urdhëroj unë.

Mbreti i thotë:

– Po çka është ajo?

Djaloshi i thotë:

– T’i tubosh njerëzit në një vend, të më kryqëzosh, të më lidhësh për një lis, pastaj ta marrësh një shtizë, ta vendosësh në hark, e pastaj ta tërheqësh shtizën duke thënë:

Në emër të Allahut, i Cili është Zot i djaloshit, pastaj të gjuash.

Nëse vepron kështu, ke për të më mbytur.

Mbreti i tuboi njerëzit në një vend dhe e lidhi djaloshin për një trup të një lisi, e mori shtizën, e vendosi në hark dhe tha:

Në emër të Allahut, Zotit të djaloshit, dhe e hodhi shtizën.

Shtiza i bie në kraharor, e ai e vendosi dorën në shtizë dhe vdiq.

Për këtë arsye njerëzit thanë:

Besojmë në Zotin e djaloshit! Besojmë në Zotin e djaloshit! Besojmë në Zotin e djaloshit!

Shkojnë dhe i thonë mbretit:

– A po e sheh çka po thonë? Prej Zotit po të tërhiqet vërejtja. Njerëzit, populli tashmë veçse ka besuar.

Mbreti urdhëroi të hapej një hendek dhe në mes të hendekut të ndizej një zjarr i madh, dhe thotë:

– Kush nuk kthehet prej fesë së tij hidheni, dhe ashtu ndodhi.

Derisa i vjen radha një gruaje, e cila e kishte fëmijën e saj në gji.

Asaj i vjen shumë vështirë për shkak të foshnjës së saj. Foshnja i thotë nënës:

Oj nëna ime, duro se nuk ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s