Besimtari i sures Ja Sinë

Besimtari i sures Ja Sinë

Allahu i Lartmadhëruar i ka dërguar në një vend prej vendeve dy pejgamberë.

Mirëpo ata nuk i pranuan.

Allahu i përforcon ata dy me të tretin për t’iu ndihmuar në thirrje.

Mirëpo urrejtja dhe mospranimi vetëm se u shtua edhe më shumë.

Në atë mes paraqitet një besimtar i vendosur.

Besimtari e donte Allahun dhe të Dërguarit e Tij.

Ai lajmërohet nga fundi i qytetit me përgjigje pozitive dhe krenarie.

Allahu i Lartmadhëruar tregon për të se ai tha:

“- O populli im, dëgjoni dhe pasoni të dërguarit!

Pasoni ata, të cilët prej juve nuk kërkojnë kurrfarë shpërblimi! Dhe ata janë në rrugë të drejtë.

E përse unë të mos adhuroj Atë, i Cili më krijoi dhe te i Cili do të ktheheni. A të adhuroj zota në vend të Atij?

E kur i Mëshirshmi dëshiron të më sjell ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk mund të më bëj kurrfarë dobie, dhe ata kurrsesi nuk mund të më shpëtojnë.

Unë atëherë do të isha në humbje të qartë.

Unë e besoj Zotin tuaj, prandaj dëgjomëni mua.”

Atij, lëre që nuk ia morën fjalën parasysh, por edhe e mbytën.

Por prapë se prapë ishte ai që fitoi.

“Atij i është thënë:

– Hyr në xhenet.”

Ai (klithi):

“O mjerë për popullin tim.

Sikur ta dinte se Zoti im më fali mua.

Më bëri prej të nderuarve dhe të respektuarve.”

–

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje