Agjërimi është kontinuiteti i adhurimit fisnik
Niveli më i pastër i adhurimit në të cilin qëndron robi në adhurimin e tij është niveli i muajit Ramazan, e ajo është adhurimi specifik ashtu që të largon nga zakoni i rëndomtë, të ndalon nga ajo që të ka lejuar dhe të thotë: mos e vepro, pastaj kur të perëndojë, të urdhëron me urdhër të prerë që të fillosh ngrënien, përderisa në ditët e tjera e ke pasur të lejuar ngrënien. Të është ndaluar dhe të lejohet ushqimi në kohën e pas perëndimit. Kur të fillon thirrja e ezanit e fillon ngrënien pas abstenimit dhe ky është riadhurim dhe nuk është adhurim i ndalimit. Në atë moment kur thërret ezani i akshamit, atëherë ngrënia bëhet adhurim.
Kështu pra, të ka tërhequr nga të gjitha zakonet e rëndomta të jetës tënde dhe nga ajo e cila të ngrit në nivelin më të lartë të zakonit në atë mënyrë dhe e pengon (mohon) nga njeriu zakonin e rëndomtë dhe bëhet ashtu që e merr atë zakon dhe e vendos si ligj të besimit dhe dritë. Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar e ka zgjedhur kohën e cila është adhurim me vlerë dhe jo zakon i rëndomtë dhe e ka zgjedhur pikën tjetër të ndriçuar ashtu që planprogrami i tij të jetë për të gjithë njerëzimin.
Ti, nëse shikon në agjërimin të cilin e ka ligjësuar Allahu në muajin Ramazan, e sheh se e ka ligjësuar si ligjësim të detyrueshëm, në anën tjetër nuk e ka penguar që të agjërohet në muaj tjerë si agjërim vullnetar nëse sheh lehtësim në trupin tënd dhe qetësim në veten tënde dhe vazhdimësi e ndriçimit tënd, mirëpo ka dallim në mes të çështjes së adhurimit i cili është obligativ dhe çështjes së devotshmërisë e cila nuk ndalohet për ty, por e pranon nga ju nëse është adhurim i llojit i cili është obligim për ju.
–
Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu
“Rruga drejt afrimit me Allahun”
Përktheu: Dr. Musli Vërbani