Kulminacioni i ndjenjave është në kryerjen e obligimeve dhe në adhurim

Kulminacioni i ndjenjave është në kryerjen e obligimeve dhe në adhurim

Esenca e adhurimit është se njeriu duhet ta përjetojë adhurimin. Për këtë arsye, ka ndonjë vepër e cila mund të jetë e barabartë me adhurimin, por nëse ajo vepër është pa nijet të adhurimit ndaj Allahut, atëherë ajo është e pavlefshme.

 Devotshmëria është që dëgjueshmëria në shpirt të burojë nga ajo çka është normale dhe e zakonshme dhe kur njeriu të ndalohet nga adhurimi. Allahu ka dashur që të përcaktojë shtyllë prej shtyllave të islamit që të ndalojë robin në çështje të cilat ia ka lejuar gjatë gjithë vitit.

Natyrshmëria tregon se duhet të ushqehemi dhe të pimë ujë gjatë ditës, mirëpo Zoti i Lartmadhëruar ta ndalon atë. Ta ndalon atë edhe pse është e lejuar në raste (ditë) tjera. Pse?

(Përgjigjja) Nga shkaku se duhet të vazhdosh për të arritur në kulminacionin e ndjenjave me adhurim, kur je duke i kryer obligimet. Zakonisht ti në atë kohë hanë dhe pinë dhe nuk largohesh nga bashkëshortja gjatë ditës së muajve tjerë përpos muajit të agjërimit. Pse?

(Përgjigjja) Që të kthehesh në krenarinë duke adhuruar dhe duke qenë zbatues i adhurimit të asaj çështjeje. Frikësohesh që të të dominojë zakoni dhe të ndalon ato ndjenja me fuqinë e adhurimit. Ashtu ka dashur Allahu i Lartmadhëruar që të të përcaktojë një muaj në vit që të të ndalojë gjatë ditës së atij muaji atë që ta ka lejuar gjatë muajve tjerë të vitit ashtu që njeriu të ndjejë se është i urdhëruar me një çështje të re.

Kështu pra, muaji i Ramazanit është adhurim i ngritjes. Nocioni i urdhërimit të ngritjes është se:

– gjatë muajve tjerë (përpos muajit Ramazan) gjithmonë lejohen ato çështje (të ndaluar), ndërsa

– në Ramazan gjithmonë ndalohen ato çështje.

Specifikimi i muajit Ramazan është se përfshinë ndalimin e çështjeve të cilat janë të lejuara. Përfshinë çështje të cilat janë të ndaluara në muajt tjerë dhe përpos kësaj i shtohet diçka e re. Kjo është ngritja (avancim) e adhurimit te besimtari.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s