Të shprehurit e dashurisë ndaj Allahut në mënyrë të përbashkët është adhurim ndaj Allahut

Të shprehurit e dashurisë ndaj Allahut në mënyrë të përbashkët është adhurim ndaj Allahut

– Kur Zoti i Lartmadhëruar i ka paraparë shtyllat e islamit, i ka paraparë asisoj që të jenë permanente (të vazhdueshme), ashtu që të përmendet gjithmonë Zoti Një, i Vetmi.

– I ka paraparë që të jenë permanente (të vazhdueshme), në mënyrë që të përmendet Allahu dhe për të vërtetuar sinqeritetin e të dërguarit në transmetimin e shpalljes nga Zoti i Lartmadhëruar dhe,

 – i ka paraparë asisoj që, afrimi ndaj Allahut të jetë i përjetshëm dhe kjo duke e shprehur dashurinë e Allahut ndaj tyre për çdo ditë nga pesë herë në ditë.

Zoti i Lartmadhëruar, takimin kolektiv e ka bërë të domosdoshëm vetëm në ditën e xhuma. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ

“Kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, faleni namazin), e lini shitblerjen.” (El-Xhumua : 9)

Zoti i Lartmadhëruar nuk dëshiron që shprehja e dashurisë ndaj Tij të bëhet vetëm individualisht, por dëshiron që shprehja e dashurisë ndaj Tij të bëhet edhe në mënyrë të përbashkët.

Mund ta shprehi dashurinë ndaj Allahut në mënyrë individuale për veten time, mirëpo me shprehjen e dashurisë ndaj Allahut në mënyrë kolektive e shprehi adhurimin tim para krijesave të Allahut, për të treguar madhështinë e Allahut. Zoti i Lartmadhëruar thotë: Unë dëshiroj që të gjithë ju së bashku të më adhuroni Mua dhe ta publikoni njëri pas tjetrit. Më adhuroni së bashku ashtu që i dobëti të sheh të fortin në sexhde, të shihet se janë të barabartë në adhurim dhe ta ndjejnë veten të barabartë edhe në jetën e përditshme. Le të mbizotërojë mendimi se edhe i fuqishmi i Përulet Zotit dhe i nënshtrohet Atij.

 Poashtu kur të mbizotërojë mendimi edhe te i fuqishmi se tjetri e ka parë në atë gjendje (të barabartë), pra duke iu përulur Zotit, nuk ka mundësi që të tregohet kryelartë asnjëherë. Për këtë arsye, Zoti i Lartmadhëruar ka obliguar që një adhurim prej adhurimeve të bëhet i përbashkët dhe ky adhurim të bëhet një herë në javë.

إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ

“Kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu),” (El-Xhumua : 9)

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s