Në namaz bëhet takimi për të madhëruar Allahun

Në namaz bëhet takimi për të madhëruar Allahun

Termi “përmendje” në ajetit kur’anor: “… në përmendje të Allahut.” tregon seky takim të përkujton për Madhështinë dhe Lartësinë e Allahut. Kjo nga shkaku se njeriu harron, dhe kur të kalon një javë, dhe njëri është i fuqishëm, tjetri i lartë, dhe tjetri i dobët, dhe i dobëti mendon se është i dobët, po ashtu i fuqishmi mendon se është i fuqishëm, atëherë themi: Jo, Zoti i Lartmadhëruar të tregon se ti je rob dhe je i barabartë me të gjithë njerëzit sepse para Zotit je i dobët.

Dhe kur të shohësh kryetarin i cili qëndron para Allahut duke qarë, kjo skenë ndikon te ti ashtu që përderisa e ke llogaritur të fuqishëm në çdo aspekt, tani e kupton se ai është i dobët sikurse ti. Kështu pra, e ke gjetur pikën e përbashkët të barazisë.

Analizojeni precizitetin e ajetit kur’anor prej Zotit të Lartmadhëruar ku thotë:

إِذَا نُودِيَ لِلصَّلَاةِ مِن يَوْمِ الْجُمُعَةِ فَاسْعَوْا إِلَىٰ ذِكْرِ اللَّهِ وَذَرُوا الْبَيْعَ

“…kur bëhet thirrja për namaz, ditën e xhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu, e lini shitblerjen.” (El-Xhumua : 9)

Nuk do të kishte shitje po të mos kishte blerje, se përndryshe si do të ndodhte blerja.

Në procesin e shitblerjes patjetër duhet të ekzistoj:

– shitësi dhe

– blerësi.

 Zoti i Lartmadhëruar thotë: “Dhe ndërpriteni shitjen.” E ka përdorur njërën shtyllë të marrëveshjes (kontratës), e ajo është shitja, duke u larguar nga blerja.

Kjo nga shkaku se:

– shitësi gjithmonë dëshiron të shesë, mirëpo,

– blerësi ndonjëherë blenë se është i detyruar ose edhe kur i paraqitet oferta prej shitësit e cila ta tërheq vëmendjen për të arritur marrëveshjen e kontratës.

Blerësi kur shkon në treg dhe kur i thuhet “blije këtë se ke nevojë” deri sa të blejë mundohet të paraqet arsyetime, ndonjëherë ai thotë:

“Unë kam shkuar, por nuk kishte çka më nevojitej”, ose

“Kishte po nuk më pëlqenin”, ose

“Shitorja ishte e mbyllur”, etj.

Sa i përket shitësit, ai nuk gjen arsyetime për të mos shitur, sepse shitja është burim i profitit të shpejtë (të menjëhershëm).

Kështu pra, Zoti i Lartmadhëruar ka nxitur aktin tregtar, shitjen mbi blerjen, sepse:

– çdo shitës dëshiron të shesë (mallin), ndërsa,

– çdo blerës nuk dëshiron patjetër të blejë.

Për këtë arsye, shohim se Zoti i Lartmadhëruar e ka përdorur çështjen më të rëndësishme të aktit. Mirëpo parashtrohet pyetja: Pse në ajet është paraparë çështja e shitjes?

(Përgjigjja) E ka paraparë këtë (shitjen) sepse çdo veprim i veprimeve e ka afatin e vet:

 Nëse themi: Mos i lexo librat shkollorë sepse koha e rezultatit të mësimit është në fund të vitit.

Nëse themi, mos u merr me bujqësi sepse prodhimet bujqësore realizohen vetëm në fund të vitit, mirëpo si qëndron çështja me aktin e shitblerjes? Baza e aktit të tregtisë (profiti) realizohet që në momentin e shitblerjes dhe profiti është i menjëhershëm.

Zoti i Lartmadhëruar e ka përdorur aktivitetin më të pëlqyer, e ajo është tregtia. E ka përdorur bazën më të rëndësishme, e ajo është shitja. Kjo do të thotë, sikurse të kishte thënë: “Mos e vepro çështjen më të rëndësishme”. Nëse të them ty mos e vepro këtë çështje e cila e sjell rezultatin pas një viti, ti ndoshta nuk do ta kishe vepruar, por Zoti i Lartmadhëruar të ka thënë: “Ndërprite (mos e vepro) çështjen e cila e jep rezultatin (profitin) që në momentin e marrëveshjes (shitjes)”.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëraviu

“Rruga drejt afrimit me Allahun”

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s