NË MES TË SHTIMIT DHE TË PAKËSIMIT

NË MES TË SHTIMIT DHE TË PAKËSIMIT

Të gjitha sendet rriten, shtohen, por edhe zvogëlohen e humben. Ndryshim i shpejtë dhe i përnjëhershëm nuk mund të ndodhë. Kjo është mëshira e Allahut ndaj njerëzimit dhe ndaj krijesave në përgjithësi, sepse ndryshimet e menjëhershme lënë pasoja të pashërueshme në shpirtrat gjë që shkakton pengesa në jetën, e cila vazhdimisht është e ndryshueshme.

Pasi që ditët ndryshojnë dhe jeta nuk është stabile, kanoset rreziku që befasisht gjërat të kalojnë prej një gjendje në një gjendje tjetër, por ndryshimi i asaj gjendje patjetër duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe ngadalë-ngadalë.

Kur ia parashtrova këtë çështje Imamit, Shejh Shaëravijut, ai tha: Sasia e shtimit dhe sasia e pakësimit është çështje e cila ndodhë në çdo pjesë të kohës. Në syrin e nënës foshnja nuk rritet përnjëherë. Mirëpo p.sh., pas kalimit të dy muajve dhe pas një krahasimi e sheh se është rritur në njëfarë mase. Kjo është peshoja e krahasimit me jetën, diçka çka është e ndryshueshme me diçka që është përmbajtjesore, e domosdoshme – statike.

Siç thonë dijetarët për çështjen e evolucionit se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit, ne u kundërpërgjigjemi: Pse atëherë çdo majmun nuk është shndërruar në njeri, mirëpo majmunët prapë kanë mbetur në gjendjen e tyre të mëparshme.

Çdo herë kur femrës i zbehet bukuria e saj, i kompensohet bukuria në bukuri tjetër. Shtimi dhe pakësimi në shumicën e çështjeve ndodhin në atë masë siç e kërkon jeta. Vazhdimësia e jetës dhe barazia apo paralelizmi i saj vetë e kërkon pakësimin në një çështje prej shumë çështjeve.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s