Tradhtia e vëllezërve të Jusufit a.s.
Vëllezërit e Jusufit a.s. mendonin se baba i tyre e do më së shumti Jusufin a.s.
Njëri vëlla tha:
– Babai e do më së shumti Jusufin.
Tjetri tha:
– Ne e meritojmë të na dojë më shumë se atë.
I treti tha:
– Vërtetë baba është në humbje të sigurt.
I katërti tha:
– Ta vrasim Jusufin.
I pesti tha:
– Hidheni në fund të ndonjë bunari, e merr atë dikush prej udhëtarëve.
I gjashti tha:
– Ky i fundit është mendimi më i mirë.
Shkuan të gjithë së bashku e i thanë Jaëkubit – babës së tyre:
– Dërgoje Jusufin të luaj së bashku me ne dhe le të hajë pemë.
Babai tha:
– Frikohem mos e ha ujku.
Njëri prej tyre tha:
– Mos u friko, ne jemi shumë, do të kujdesemi dhe do ta ruajmë atë.
E morën vëllezërit Jusufin, e hodhën në një bunar të thellë,
u kthyen te babai i tyre e i thanë:
– Jusufin e ka ngrënë ujku, ja këmisha e përgjakur si dëshmi që të besosh se e flasim të vërtetën.
Jakubi tha:
– Durimi është më i vlefshëm, – dhe nuk kërkoi më shumë prej tyre.
Një karvan duke ardhur prej Sirisë për të shkuar në Egjipt u ndal për të pushuar dhe për të pirë ujë.
Një njeri e hodhi kovën në bunar kur papritmas u gëzua sepse kovën e nxori së bashku me Jusufin a.s.
Kur shkuan në Egjipt e shitën Jusufin a.s. me një çmim simbolik.
Jusufin a.s. e bleu ministri i Egjiptit.
Ministri i Egjiptit i tha gruas së vet të kujdeset sikur ta kishte djalë.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”