NDJENJAT E BRENDSHME
Pyetje: Sa i përket mosmarrëveshjes dhe problemeve që shpërthejnë mes burrit dhe gruas,pa marrë parasysh shkakun, cila procedurë është më e mira dhe më e shëndosha, për t’i tejkaluar vështirësitë bashkëshortore.
Përgjigje: Shejh Shaëraviju në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi këshillon dheparasheh shërimin shpirtëror medicinal, i cili është i dobishëm në të cilin janë ilaçet shëruese me ndihmën e Allahut.
I nderuari Shejh Shaëraviju thotë: Çdo konflikt, i cili ndodh në mes burrit dhe gruas, nëse ai konflikt vjen nga faktorët e jashtëm, vështirë është që të shërohet, ndërsa nëse nuk janë faktorët e jashtëm shkak i atyre mosmarrëveshjeve, atëherë me kalimin e kohës, dhe atë të një kohe të shkurtër, i zgjedhin ndjenjat e brendshme.
Shejhu i mirënjohur vërteton se harmonizimi familjar në mes të burrit dhe gruas janë garancioni më i sigurt për zgjidhjen e problemeve shoqërore dhe sigurinë shoqërore.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”