Musa a.s. dhe personi i familjes
Musa a.s. u rrit në pallatin e Firaunit.
Një ditë prej ditëve Musai a.s. kalonte përmes qytetit.
Pa se si një person i familjes së Faraonit ishte ngatërruar me një të familjes së Beni Israilëve.
Musai a.s. pa hamendje i ndihmoi Beni Israilit.
I ra me grusht personit të familjes së Faraonit.
Kur i ra grusht, personi i familjes së Firaunit ra i vdekur për tokë.
Musai a.s. nuk kishte qëllim për ta mbytur, mirëpo atij i ra pika në zemër nga inati dhe vdiq.
Për fat askush nuk e hetoi se Musai a.s. e kishte mbytë.
Ditën tjetër ndodhi prapë një ngatërrim.
I njëjtit person i Beni Israilëve ngatërrohet me një person tjetër të familjes së Faraonit.
Kësaj radhe Musai a.s. ishte më i kujdesshëm.
Iu kthye personit të Beni Israilëve e i tha:
– Me të vërtetë ti je ngatërrestar.
Ai nga frika i tha:
– A dëshiron të më mbytësh sikur që e mbyte dje personin nga familja e Faraonëve!?
Këtë fjalë e dëgjuan ata që ishin afër.
Në qytet përhapet lajmi se Musai a.s. e kishte mbytur një person nga familja e Faraonit.
Kur mori vesh Faraoni për këtë lajm urdhëroi ushtrinë për ta zënë Musën a.s. për ta mbytur.
Një ushtar i Faraonit i cili besonte në Zotin, fshehtazi shkoi me të shpejtë te Musai e i tha:
– Ik nga ky vend e shpëto se kanë vendosur të të vrasin.
Musai a.s. iku me të shpejt nga mbretëria e Firaunit dhe shpëtoi.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”