Musait a.s. i kthehet nëna
Kur lindi Musai, Faraoni i mbyste fëmijët e beni israilëve.
Nëna e Musait për ta shpëtuar fëmijën e saj, e kishte vendosur Musain në sënduk dhe e kishte lëshuar në lumin Nil.
Sëndukun e gjen mbretëresha e Egjiptit.
Ajo e mori në përkujdesje dhe vendosi që ta rritte.
Ajo kërkonte grua me pagesë për t’i dhënë qumësht fëmijës.
Shkoi një grua për t’i dhënë gji fëmijës.
Fëmija nuk e pranoi gjirin e asaj gruaje.
Shkoi edhe një grua për t’i dhënë gji fëmijës
Fëmija prapë nuk e pranoi edhe gjirin e asaj gruaje.
Gratë nga qyteti shkonin një nga një për t’i dhënë gji fëmijës.
Musai a.s. nuk e pranonte gjirin e asnjë gruaje.
Në atë moment paraqitet motra e Musait a.s.
Motra e Musait a.s. i tha mbretëreshës:
– E di një grua në fund të qytetit.
Ndoshta gjirin e saj do ta pranojë foshnja.
Mbretëresha pranoi.
Motra e Musait a.s shkon te nëna e saj dhe e sjell në Pallat.
Kur shkon nëna e Musait a.s., ai e pranoi gjirin.
Askush nuk e kuptoi se ajo ishte nëna e tij.
Pikëllimi iu largua edhe nënës së Musait a.s.
Në të njëjtën kohë edhe Musai a.s. u rrit në gjirin e nënës së tij.
Kaluan shumë vite, Musai a.s. u rrit.
Të gjithë mendonin se ai ishte djali i Faraonit.
Por vet Musai a.s. ishte i sigurt se ishte biri i Beni Israilëve.
–
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”