ISLAMI ËSHTË SIMBOL, EMËR DHE CILËSI

ISLAMI ËSHTË SIMBOL, EMËR DHE CILËSI

Drita e Islamit ka depërtuar te të gjitha vendet e botës dhe do të jetë deri në Ditën e Kijametit.

Misioni i Islamit ka ardhur me planprogram të qëndrueshëm dhe stabil, i cili i siguron paqe dhe i sjellë të mira njerëzimit në këtë botë dhe në botën tjetër. Fetë të cilat kanë qenë para Islamit bazën po ashtu dhe burimin e kanë pasur prej Islamit, mirëpo Islami në të cilin është dërguar i Dërguari i ynë s.a.v.s. i ka përfshirë të gjitha dhuntitë e Allahut.

Askush nuk mund ta mohojë se Islami ka ardhur mrekulli e çdo suksesi të mendjes së njeriut, dhe sikur të zbriste para kohe, mendja dhe logjika vështirë e kishte pasur ta kuptojë, por ka ardhur në kohë të përshtatshme për ta zhvilluar logjikën dhe të kuptuarit. Nga këtu ka filluar të pranuarit dhe të kuptuarit e obligimeve.

Në Kur’anin fisnik qartë tregohet se fetë e mëparshme burimin e kanë pasur prej Islamit, dhe në tolerancën e tij, ndërsa ka pasur vetëm disa degëzime të cilat kanë qenë të natyrës së lehtë.

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“A ishit ju (ithtarë të librit) dëshmitarë kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve të vet u tha: “Çka do të adhuroni pas meje”? Ata thanë: Do ta adhurojmë Zotin tënd dhe Zotin e prindërve tuaj: Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, një të vetmin Zot dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar!”(El-Bekare, 133)

“Ju (besimtarë) thuani: Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur”.(El-Bekare, 136)

Parashtrohet pyetja: Si të dallojmë Islamin i cili ka qenë në fetë e përparme, dhe Islamin të cilin e ka zbritur Allahu vulë e feve të mëparshme, nëpërmjet më fisnikut dhe më të ndershmit, zotërisë tonë Muhamedit s.a.v.s.?

Përgjigje: Imami i nderuar Shejhu Muhamed Muteveli Shaëraviju përgjigjet: Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e Tij) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’an) ju quajti muslimanë, e për të qenë i dërguari dëshmitar juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është”.(El-Haxh, 78)

Këtu teksti Kur’anor është i qartë dhe i definuar se Imani është i ndërlidhur me ibadet, ndërsa ibadeti është i ndërlidhur me veprim. Puna e mirë kërkon përpjekje në rrugën e Allahut të cilën Allahu e ka zgjedhur si besim për besimtarët, dhe nuk ka asgjë në fe që është vështirë për njeriun për ta kryer.

Islami është feja përfundimtare, ashtu siç ka qenë prej fillimit feja e parë. Ibrahimi a.s. është baba i besimtarëve.

Allahu veç e veç i quajtur besimtarët muslimanë, e ju jeni dhe keni qenë muslimanë në librat, të cilat kanë zbritur para Kur’anit, për t’i kënaqur dhe për t’i bërë të lumtur besimtarët në atë çka e ka ligjësuar (përcaktuar) Allahu më parë ka qenë ashtu siç Allahu ju ka quajtur muslimanë. Le të jetë përfundimi i islamit tuaj përsosmëri dhe kompletim i këtij islami, derisa i dërguari të dëshmojë për ju në Ditën e Kijametit, se ai ua ka transmetuar fenë, e ju keni vepruar atë që u ka mësuar dhe të jeni të lumtur edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër.

Kështu ne shohim se Allahu na ka quajtur neve muslimanë e nuk na ka cilësuar muslimanë, sepse për besimtarin islami është emër, cilësi dhe simbol.

Për këtë arsye është shumë e qartë se feja te Allahu është Islami, dhe emri Islam është cilësi e jona dhe simbol për ne, ndërsa sa i përket Islamit, për ata që kanë qenë para nesh ka qenë vetëm cilësi. Për këtë arsye, të gjitha fetë janë të cilësuar fe muslimane, ndërsa ne – pasuesit e Muhamedit a.s. jemi muslimanë me emër, me cilësi dhe me simbol; islami i ynë është superiori.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s