TË SHKURORËZUARAT LE TË PRESIN TRI KOHËRA TË MENSTRUACIONEVE

TË SHKURORËZUARAT LE TË PRESIN TRI KOHËRA TË MENSTRUACIONEVE

Pyetje: Çka ka për qëllim fjala “pritje” dhe “kohëra” në pjesën e ajetit dhe cila është dispozita e ajetit për të?

Përgjigje: Në thënien e Zotit të Lartmadhëruar “Le të presin” është kallëzues, dhe ka për qëllim formën urdhërore në mënyrë alegorike.

Qëllimi për këtë që femrat ta kenë vëmendjen dhe le t’i presin sepse pjesëza B është pjesëz transitive, që do të thotë se i urdhëruari duhet që të ngarkohet për të pritur, kjo është gjendje shpirtërore e mrekullueshme, sepse ato munden që të jenë ende tërheqëse për burrat e tyre, të cilët i kanë lëshuar. Ndërsa thënia e Zotit të Lartmadhëruar “tri kohëra” është kallëzues i ndajfoljes, sepse është shprehje për afatin-kohëzgjatjen “Mefuli bihi” është i anuluar, sepse fjala “pritje” është transitive. Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Dhe Ne ju presim ju, deri sa t’ju dënoj juve Allahu”. Le të presin për martesë, ndërsa anulimi sinjalizon se ato duhet që të mos martohen brenda këtij afati, por edhe të mos diskutojnë për martesë.

“Kuruë-kohëra” është shumës i “Kur -it- kohës” e ka kuptimin e menstruacionit.

Transmetojnë Nesaiju, Ebu Davudi, Darukutnij se Fatimeve bint Ebi Xhehsh ka thënë:

“O i Dërguar i Allahut, nëse femra është e papastër me ISTIHAD, a e len namazin që të mos e falë? Muhamedi s.a.v.s. i thotë: Jo. Le të mos e falë namazin vetëm gjatë menstruacionit”.

Po ashtu “Kur’ë” ka kuptimin e pastrimit, pra kohën e pastërtisë së gruas në mes të dy menstruacioneve.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s