Uzejri
Uzejri ishte duke shkuar me një gomar për në Kuds.
Kur iu afrua qytetit, pa ndërtesat e mbetura gërmadhë.
Kopshtet e vreshtat e shkatërruara.
U ndal, e lidhi gomarin në një pemë dhe mblodhi ca fiq e i hëngri.
Shtrydhi ca rrush dhe e piu lëngun e tyre.
U ul nën një pemë dhe hodhi vështrimin në atdheun e tij të shkatërruar.
U ul nën një pemë dhe hodhi vështrimin në kockat e bëra stivë.
Meditonte për fuqinë e Zotit.
Mendoi se si kanë për t’u ringjallur gjallesat nga fillimi.
E zuri gjumi.
Allahu e bëri të vdes atë për njëqind vjet.
Kur Uzejri ra në gjumë, ishte kohë mëngjesi.
Kur u zgjua, dielli nuk kishte perënduar.
Allahu e ringjalli dhe e pyeti:
– Sa kohë ke ndenjur këtu?
Ai u përgjigj:
– Një ditë ose gjysmë dite.
Allahu i tha:
– Jo – por ke ndenjur njëqind vjet.
Shiko ushqimin dhe pijen tënde që nuk janë prishur!
Shikoje gomarin tënd (si do ta ringjallim) që të të bëjmë ty dëshmi mrekullie për njerëzit.
Vështroji eshtrat se si i bashkojmë.
Vështroi pastaj se si i veshim me mish!
Uzejrit iu bë e qartë, ai tha:
“Tashmë e di se Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë!”
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”