Ibrahimi a.s.

Ibrahimi a.s.

Ibrahimi a.s. ka lindur në Babiloni.

Babilonia është saktësisht në Sirinë e sotme.

Ibrahimi a.s. në moshën rinore filloi të hulumtojë krijimin e njeriut.

Ibrahimi a.s. në moshën rinore filloi të hulumtojë krijimin e gjithësisë.

Ibrahimi a.s. në moshën rinore filloi të hulumtojë krijimin e çdo gjëje që e rrethonte.

Dëshironte të gjente përgjigje të vërtetë dhe të saktë.

Dëshironte ta kuptonte Krijuesin e vërtetë dhe absolut.

Shikoi në qiell, e pa një yll. Mendoi. – Ky është Zoti im.

Kur ylli perëndoi dhe humbi, tha:

– Ky është mendim i gabuar sepse Zoti nuk zhduket kurrë.

Shikoi prapë në qiell, e pahënën, a mos është ky Zoti im?

– Ky është më i madh – tha në vetvete.

Edhe Hëna humbi.

– Jo – tha. – Edhe ky nuk mund të jetë Zot.

Shikoi në qiell, e pa diellin. – Ky është më i madhi – tha – ndoshta ky është Zoti im.

Perëndoi edhe dielli.

Atëherë u bind se as dielli, as hëna, as yjet nuk janë zota, por këto janë krijesa të Zotit.

Zoti është Krijuesi i gjithësisë, i gjithçkaje.

Ai ekziston gjithmonë dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohemi.

Ai meriton të adhurohet dhe vetëm Atij duhet t’i drejtohemi.

—

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje