Ibrahimin a.s. nuk e djeg zjarri

Ibrahimin a.s. nuk e djeg zjarri

Populli i Ibrahimit adhuronin idhuj të shumtë.

Një ditë derisa ata ishin në një festë, Ibrahimi i theu të gjithë idhujt, përpos njërit i cili ishte më i madhi.

Kur shkuan, i panë të thyer idhujt e tyre, andaj pyetën:

– Kush i ka thyer?

Disa thanë:

– Kemi dëgjuar për një djalosh i cili quhet Ibrahim.

E morën Ibrahimin dhe e pyetën:

– A ti ke vepruar kështu me Zotat tanë?

Ibrahimi tha:

– Ndoshta kështu ka vepruar idhulli më i madhi i tyre?

Pyetni atë nëse ata zotat flasin!

Ata thanë:

– Po si ti pyesim, kur e dimë se ata nuk flasin.

Ibrahimi tha:

– Atëherë pse po i besoni ata që as nuk flasin e as nuk mund të dëgjojnë, e as nuk mund të bëjnë dobi.

Nga kjo përgjigje u hidhëruan dhe që të gjithë u pajtuan që të mbledhin dru, t’i thërrasin të gjithë njerëzit dhe të ndezin zjarr të madh dhe në të të digjej Ibrahimi.

I përgatitën drutë, e vendosën Ibrahimin në mesin e druve.

Ibrahimi tha vetëm një fjali:

“HAS BIJALLAHU VE NIËMEL VEKIL”.

“Më mjafton Zoti, nuk ka mbrojtës më të mirë se Ai”.

Zoti i Madhëruar menjëherë i doli në ndihmë dhe e mbrojti Ibrahimin duke i thënë zjarrit:

“O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin.”

Njerëzit shikonin me habi se si zjarri nuk e digjte Ibrahimin.

Ai ulur në mes të zjarrit me një buzëqeshje të lehtë dhe të ëmbël.

Ibrahimi a.s. pastaj e falënderoi Zotin dhe vazhdoi rrugën e tij.

Dr. Musli Vërbani

“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s