Ibrahimi a.s. me të atin
Babai i Ibrahimit i adhuronte idhujt.
Ibrahimi i tha babait të vet:
– O babai im, pse po adhuron atë që nuk dëgjon.
Pse po adhuron atë që nuk sheh.
Pse po adhuron atë që nuk ka mundësi të të bëjë dëm ty.
Pse po adhuron atë që nuk ka mundësi të bëjë kurrfarë dobie ty.
Babai tha:
– Këto janë Zota të prindërve dhe gjyshërve tanë.
Ibrahimi i tha:
– Më paso mua.
Unë të udhëzoj në rrugë të vërtetë dhe të sigurt.
Babai i tha:
– Ti je djali im, ti je i vogël të të dëgjoj.
Ibrahimi i tha:
– O babai im, mos e adhuro shejtanin.
Vërtet shejtani ka qenë dhe është i padëgjueshëm ndaj Zotit të gjithëmëshirshëm.
Babai i tha:
– Largohu se do të të mbys.
Ibrahimi me zemërgjerësi tha:
– Do t’i lutem Zotit tim që të të falë ty.
Ibrahimi u largua, duke e lënë prindin e tij të qetë në paqe por edhe duke shpresuar se një ditë do ta kuptojë realitetin dhe të vërtetën, kështu që të kthehet në rrugën e drejtë Islame.
—
Dr. Musli Vërbani
“365 tregime për fëmijën tuaj brenda 12 muajve të vitit”