PERSONALITETI I MUSLIMANIT NË ISLAM

PERSONALITETI I MUSLIMANIT NË ISLAM

Islami ka ardhur për ta harmonizuar jetën e njeriut në gjithësi, për t’i harmonizuar raportet shoqërore dhe për ta ngritur shoqërinë prej injorancës verbuese. Pasi që besimtari është guri themelor i shoqërisë, struktura e tij është strukturë natyrore, precize dhe prej elementeve më të rëndësishëm të shoqërisë komplete.

Duke u nisur nga kjo logjikë parashtrohet një pyetje: Cila është përbërja e besimtarit në islam si gur i parë dhe shtyllë kryesore dhe element i gjallë i shoqërisë islame?

Imami i mirënjohur, Shejh Shaëraviju përgjigjet:

Struktura e islamit është i tërë aktiviteti prej aktiviteteve të jetës për të adhuruar Allahun. Për këtë arsye shohim se Islami parashtron çështje, për të cilat as që u ka shkuar mendja atyre të cilët dëshirojnë për të përpiluar kushtetuta për të mirën e njerëzimit.

Shembull: Islami e obligon udhëheqësin Islam që të verbrit t’i caktohet një udhërrëfyes që sheh, e ai udhërrëfyes të ketë pagë prej arkës shtetërore.

Pa ashtu ai i cili ua shkurton flokët njerëzve, patjetër ai nuk duhet të punoj berber ditën të cilën ha hudhër apo qepë, sepse frymëmarrjet e atij i cili i shkurton flokët, pra frymëmarrjet e berberit dhe hundorëzimi i tij gjatë shkurtimit të flokëve të myshteriut kalon te hunda e myshteriut.

Po ashtu Islami e ka parapa që njeriu, i cili gatuan miellin për t’i përgatitur bukë njerëzve, patjetër ta vendosë mburojën në gojë dhe në hundë, ashtu siç veprojnë mjekët gjatë operacionit, se ndoshta mund të teshtijë, e teshtima ngjitet në brumë të bukës.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s