Dallimi në mes të papërcaktuarës, të përcaktuarës, trajtës së shquar, trajtës së pashquar dhe përgjithësuesit

Dr. Musli Vërbani

 

Dallimi në mes të papërcaktuarës, të përcaktuarës, trajtës së shquar, trajtës së pashquar dhe përgjithësuesit

 

E papërcaktuara

E papërcaktuar është fjala e cila tregon kuptim të drejtë.

Shembull :

“Burri është më i mirë se gruaja”.

Me këtë kemi për qëllim vërtetësinë e burrit dhe të gruas, sepse çdo gjë e ka specifikën e vet me të cilën dallohet. Si f.v. gjallesa logjike është vet njeriu.

Kjo e vërtetë ndryshon nga të tjerat, si p.sh., njeriu mund të jetë një, por mund të jenë shumë njerëz. Fjala burrë është fjalë papërcaktuese, sepse ne kemi për qëllim natyrshmërinë e tij, edhe pse thuhet në mënyrë gjenerale. Sepse ngjashëm me këtë është fjala “njeriu” por që nuk është i përcaktuar, pra i pashquar.

 

Trajta e shquar

Trajta e shquar është fjala që tregon diçka të njohur e të caktuar, pa marrë parasysh a është një person, një lloj apo një gjini.

Kjo bëhet me njërën prej shtatë mënyrave si në:

  • emër të përveçëm,
  • përemër,
  • përemër dëftor,
  • emër në trajtën e shquar (me “el”) në rasën gjinore.

Shembull: Zejdi dhe shtëpia e ministrit.

 

Trajta e pashquar

Trajta e pashquar është fjala që tregon diçka, por të panjohur.

Shembull: Njeri.

Fjala “njeri” është e pashquar sepse tregon për një person mashkull prej bijve të Ademit, të moshës madhore, të papërcaktuar.

E pashquara nuk është e përgjithshme (gjenerale), por ajo tregon diçka të veçantë (specifike).

 

Numërorët

Numërorët tregojnë për njësi të shumënumërta por të përkufizuara, që, përpos të numëruarve, nuk përfshin të tjera. Shembull: pesëdhjetë.

 

E përgjithshmja

E përgjithshme është ajo që tregon për persona të panumërt, dhe që përfshin çdo pjesë të asaj fjale në kuptim të drejtë, me fjalë tjera përfshin çdo person prej personave. Shembull: Të gjithë ata që janë idhujtarë.

 

Minimumi i shumësit

Minimumi i shumësit është aq sa është numri i tyre.

 

Argument:

Argument se minimumi i shumësit është aq sa është numri i tyre, se çdo herë kur përmendet shumësi, logjika e kupton kështu.

 

Njëjësi shques me “el” gjithëpërfshirës dhe

njëjësi i shquar në rasën gjinore.

 

Njëjësi me trajtën shquese (me “el”) tregon minimumin e shumësit po aq sa është numri i tyre.

 

Argument:

Argument për këtë është se çdo herë kur përmendet shumësi, logjika e kupton kështu.

 

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Hajdutit dhe hajdutes preuani duart e tyre”,

Fjala “hajdut” është në njëjës me trajtën shquese (me “el-in”) dhe kjo fjalë është fjalë përgjithësuese dhe përfshin çdo hajdut.

 

Fjala “hajdute” është në njëjës me trajtën shquese (me “el-in”) dhe kjo fjalë është fjalë përgjithësuese dhe përfshin çdo hajdute.

 

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“E ka lejuar shitblerjen dhe e ka ndaluar kamatën”.

Fjala “shitblerje” përfshin (tregon) çdo lloj shitblerje sepse është për gjithëpërfshirje.

Fjala “kamatë” përfshin çdo kamatë sepse është për gjithëpërfshirje.

 

Thënia e Zotit të Lartmadhëruar:

“Vërtetë njeriu është në një humbje të sigurt, përpos atyre të cilët kanë besuar.”

Fjala “njeriu” është fjalë përgjithësuese dhe në këtë rast përfshin çdo njeri përpos ata që i ka përjashtuar ajeti.

 

Njëjësi i shquar në rasën gjinore

Njëjësi i shquar në rasën gjinore tregon përgjithësimin dhe përmbledhjen e njësive.

Shembull:

Për të ngordhurat në det, Muhamedi a.s. ka thënë:

“Uji i tij është i pastër, është e lejuar ngordhësira e tij”.

 

Nyjëtimi “i tij” tregon rasën gjinore.

 

Hadithi në fjalë, nëpërmjet rasës gjinore tregon përgjithësimin se, të gjitha të ngordhurat në det janë të lejuara.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s