LIDHJET DHE FRYRJET NË NYJE

LIDHJET DHE FRYRJET NË NYJE

Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:

“Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit, prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron”. (Felek: 1-5)

Çka janë këto “nefathati fil ukad”?

Në lidhje me komentimin e këtij ajeti fisnik Imami i mirënjohur, Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë:

Nëse këtë e interpretojmë se janë magjitë-sihret apo nyejt e sehirbazëve, dijetarët kanë marrë këtë qëndrim. Po ashtu kanë marrë të njëjtin qëndrim në lidhje me ajetin “dhe nga ziliqari i cili bën zili”, i cili ajet pason pas ajetit të lartpërmendur.

Dijetarët kanë dhënë mendim se këtu janë paraqitur dy pika në të cilat të logjikshmit janë përqendruar në to. Si me qenë diçka çka bën magji dhe diçka që bën zili. Pasi që të logjikshmit nuk e pranojnë magjinë, kanë thënë se magjia nuk ekziston absolutisht, sepse sipas tyre nuk e pranon logjika e tyre. Po ashtu nuk e pranojnë termin “zili”, sepse nuk e pranon logjika e tyre.

Dhe ashtu siç mendon “drejtimi logjik” ata me këtë kanë për qëllim nijetin e mirë. Mirëpo civilizimi, kultura e sotme dhe zhvillimi bashkëkohorë në lindje e në perëndim të vendeve islame, të cilat janë të varura prej pasojave dhe shkaqeve të perëndimit, i sfiduan mendjet (logjikën) në këto çështje. E tek pas kësaj të logjikshmit filluan të pranojnë apo më mirë t’i rikthehen çështje të imanit, dhe çështjeve sekrete, për t’i afruar dhe për t’i harmonizuar çështjet e besimit, të cilat nuk kanë qenë në harmoni me teoritë shkencore (të tyre) dhe realitetin praktik, dhe logjikës, e filluan të interpretojnë. Kështu, ata dëshirojnë që të gjitha çështjet e fesë t’ia nënshtrojnë eksperiencës. Po të kishte qenë që këto çështje t’iu nënshtrohen eksperiencës, atëherë njerëzimi nuk ka pasur nevojë t’i dërgohet pejgamber, as për të besuar në Allahun.

Pra, nuk është mendja jote argument ajo çka është e krijuar. Sa e sa çështje janë që nuk ke mundur t’i prekësh e t’i paramendosh me shqisat e tua dhe që shkenca më herët nuk i ka zbuluar, mirëpo më vonë ti ke arritur për t’i prekur dhe janë bë zbulime shkencore.

Çështjet të cilat në të kaluarën kanë qenë fshehtësi, e pastaj janë bë të kapshme dhe sot janë të arritura shkencore. Kjo është argument se mendja e njeriut nuk është kandari i kuptimit të çështjeve, mendja nuk është asgjë tjetër, pos të besojë në të, pa marrë parasysh se a e ka burimin ajo çështje prej Allahut apo jo.

E pastaj Ai (Allahu) thotë: “A nuk të kam thënë ty?!…” Nëse thotë: Pranoje, pra sikurse Zoti i Lartmadhëruar t’i kishte thënë: “Pranoje”, e pas kësaj vjen hulumtimi dhe angazhimi dhe udhëzimi, orientimi i mendjes tënde për disa fshehtësi (sekrete), e cila të bën të besosh me bindje të thellë dhe bindje për çështjet të cilat më parë nuk i ke ditur dhe nuk i ke pasur të dëshmuara.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshinë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi”. (El-Bekare, 225)

Përfshirja, të arriturit e diturisë bëhet me lejen e Allahut. Kjo është sikurse të bën të kuptojmë çdo gjë që është fshehtësi për njeriun ka përgatitje dhe paraprirje për t’u paraqitur dhe për t’u dëshmuar.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ai di të fshehtën dhe fshehtësitë e Tij nuk i tregon askujt tjetër, përpos atyre që frikohen prej të Dërguarve”. Pra, për njeriun shpjegimet paraprake të të Dërguarve kanë përparësi për t’i besuar.

Disa dijetarë mendojnë se “Nefathati fil ukad” nuk ka kuptimin e magjisë. Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që e thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Po Sulejmani nuk ishte i pafé, djajt ishin të pafé, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejen e All- llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe”. (El-Bekare, 102)

Sihri nuk është veprim i njeriut, baza apo prejardhja është nga lart, nga qielli. Shejtanët janë ata të cilët ia kanë mësuar njeriut magjinë, e pastaj njeriu e ka përcjellë dhe e ka vazhduar një veprim të tillë:

“… (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fé!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All -llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.(El-Bekare, 102)

Koha dhe çështja janë dy çështje të cilat te njeriu kanë peshojë, por ato nuk kanë peshojë për xhinin. Njeriu nuk mund të tejkalojë (të depërtojë në mur e të dal), ndërsa xhini ka mundësi të bëjë një gjë të tillë.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s