TË PYESIN…
Zoti i Lartmadhëruar i ka thënë Muhamedit s.a.v.s.: “Të pyesin për alkoolin dhe putat …”;
“Të pyesin për hënën e re …”;
“Të pyesin për menstruacionin …”; “Të pyesin çka me shpërnda …”; “Të pyesin për kodrat …”;
“Të pyesin për çastin e (Kijametit) …”.
Imami i nderuar Muhamed Muteveli Shaëraviju thotë:
Çdo pyetje të cilën e parashtron Zoti i Lartmadhëruar, shohim se i urdhërohet Muhamedit a.s. me thënë: Thuaj p.sh. “Të pyesin ty për menstruacionin. “Thuaj menstruacioni është papastërti”. Thuaja se çështja, nuk është çështje e cila i takon njeriut, por Ai (Allahu) është i cili thotë kështu, e ti pyetesh si?
“Të pyesin ty çka me shpërnda?” Njëherë Zoti i thotë: “Thuaj tepricën”, herën tjetër: “Thuaj çka do që shpërndani, jepni prej të mirës për prindërit”.
“Të pyesin ty për hënën e re?” “Thuaj ajo është për t’i kuptuar fazat e kohës”, kohëpërcaktim për njerëzit dhe për haxh. Pra i Dërguari i Allahut ka marrë urdhër për obligime me fjalën urdhërore “Thuaj”. Ndërsa vërejmë vetëm njëherë se në Kur’an ka ardhur “Dhe do të të pyesin ty për kodrat”, “Dhe thuaj: Zoti Im …”. Këtu shohim se pyetjen e ka bërë i Dërguari i Allahut ndërsa është përgjigj Allahu menjëherë pas pyetjes i ka thënë: Se ti do të më pyesësh mua por unë do të pyeti dhe do të jap përgjigje para se të më pyesësh. Pra parafjala “F” tregon se kjo pyetje është prej Allahut. I ka thënë: Nëse ti do të pyesësh atëherë thuaj: Nuk ka bërë pyetje para përgjigjes, mirëpo kjo është çështje që na mbetet neve se se parafjala “F” se Kushti në fjali është përpara, e që do të thotë:
E kur të pyesin ty për kodrat, atëherë thuaj … që do të thotë: Nuk janë duke të pyetur tani, por ndoshta do të të pyesin më vonë. Ne kemi thënë edhe më herët se paralajmërimet e atij i cili i ka çështjet në dorë tregon për mrekullinë e Kur’anit”, dhe çdo “Thuaj” në Kur’an pa parafjalën “F” vetëm me këtë ajo vjen parafjala F “Fekul”. Vetëm te një ajet nuk e ka as parafjalën “F” as fjalën thuaj: “Dhe kur të pyesin për Mua, thuaj jam afër me të vërtetë”, pra nuk ka ardhur në formën “Dhe thuaj vërtetë unë jam afër”.
Kjo dëshmon ndërlidhjen e robit me Krijuesin, pra ndërlidhjen e të dyve në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësues.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”