DËSHIRA DHE FUQIA

DËSHIRA DHE FUQIA

Zoti i Lartmadhëruar thotë: Vërtetë, çështja e Tij është që kur të dëshiron diçka, vetëm thotë bëhu dhe ajo bëhet.

Po ashtu thotë: Dënon cilin do, dhe falë cilin do, dhe furnizon cilin do.

Fuqia absolute në dëshirën e tij a ka ndonjë urtësi dhe cila është urtësia e kësaj dëshire në çështjen e besimit?

I nderuari Shejh Shaëraviju përgjigjet:

Ky është kulminacioni i fuqisë. Këto ajete na tërheqin vërejtjen dhe na tregojnë se për Allahun nuk ekzistojnë shkaqet të cilat dirigjojnë apo përcaktojnë diçka. Po të kishte pas ndonjë shkak Zoti i Lartmadhëruar do të na kishte thënë neve: Kur të dëshiron diçka, e përgatitë atë ia përcakton shkaqet për ta bërë. Por fjala “bëhu” do të thotë se aty nuk kanë çka të kërkojnë shkaqet dhe se sendet krijohen vetëm duke thënë “bëhu”.

Zoti i Lartmadhëruar i dhuron cilit do (fëmijë) vajza dhe i dhuron cilit do (fëmijë) meshkuj dhe thotë “dhe e bën cilin do steril (pa fëmijë)”.

Përkundër asaj se Zoti i Lartmadhëruar e ka përcaktua shtatzëninë e cila nuk bëhet pa bashkimin e mashkullit dhe femrës, mirëpo fuqia e Tij e bën cilin do steril që do të thotë ndërpriten shkaqet me dëshirën e Allahut-Subhanallah.

Fuqia e Tij absolute, nuk komplikon asgjë, sepse Ai vet i krijon shkaqet dhe se Zoti i Lartmadhëruar është Ai i cili krijon me dhe prej shkaqeve, por Ai në të njëjtën kohë mund të krijoj edhe pa shkaqe.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s