A ËSHTË GJUHA E KUR’ANIT PO E NJËJTA GJUHË E ALLAHUT
Kur’ani i shkruar në mus-haf, të cilin e kemi sot a është po e njëjta fjalë e Allahut të Lartmadhëruar, apo ndoshta Allahu ka tjetër të folur e jo këtë të cilën e kemi të shkruar dhe e kemi në duart tona?
Jam përgjigjur në këto pyetje në librin tonë: “Mrekullia logjike në Kur’an” dhe e kam sqarua mendimin e Ibni Sinas në lidhje me këtë çështje i cili nuk e pranon atë fjalët e Kur’anit të shkruara në mus-haf janë po të njëjta fjalë (gjuhë) të Allahut. Ai mendon se Allahu ka të folur të cilën ne njerëzit nuk e dimë.
Zë quhet fonimi i prodhuar prej shtrëngimit të zërit.
Shkronjat nuk janë asgjë tjetër, pos tingull formues të cilat fillojnë prej pikënisjes së formimit të zërit, e cila është cilësi e prodhuar prej gjuhës së njeriut, e cila posaçërisht është për formim zërimi dhe nëpërmjet përbërjes së tij organike dhe fiziologjike e cila bllokohet në trup përkufizohet për të formuar organin për të kryer rolin e tij prej organeve të gojës, fytit, gjuhës, tejzave të zërit, të gjitha këto janë mjete të të folurit dhe mjete që formojnë zërimin dhe fjalë.
Pastaj Ibn Sina thotë: Është e pamundur që fjala e Allahut të Lartmadhëruar të përkufizohet apo të përcaktohet me organet fiziologjike në formë dhe mënyrë mekanike, pra trupore.
Do të ishte mirë që këtë pyetje t’ia parashtroj Imamit të mirënjohur, Muhamed Muteveli Shaëravijut, për ta shikuar çka mendon ai ë lidhje me këtë.
Imami i mirënjohur tha: Kur’ani është i shkruar në Mus-haf me shkronjat dhe formën e tij prej Allahut të Lartmadhëruar, me të njëjtën gjuhë dhe na ka sjellë argumente mendore, logjike dhe filozofike. Ai pastaj vazhdon e thotë: Zoti i Lartmadhëruar ka thënë:
“Thuaj Ai Allahu është Një”. Pra, ti e pranon prej Atij, i Cili të ka urdhëruar dhe Ai është sipëror ndaj teje kur thotë: Thuaj kështu … Mjafton për ty që Ai ka thënë fjalë me të cilën të është drejtuar ty.
Thanësi e ka thënë një fjalë, por nuk është tërësia e të folurit të tij në përgjithësi. Mirëpo metodologjia e Kur’anit nuk është kështu, thotë: “Thuaj: o ju besimtarë, …”. Dhe thuaju se i Dërguari i Allahut nuk ka të bëjë me këtë, absolutisht në këtë çështje. Nuk ka qasje në këtë, por vetëm e pranon këtë fjalë (urdhër) prej Allahut dhe e përcjellë prej Allahut tek njerëzit. Për këtë arsye Ai na thotë fjalë, të cilat janë drejtpërdrejtë fjalë të Tij, pra ligjëratë e drejtë prej fjalës së Allahut të Lartmadhëruar.
Pra të ekzistuarit e tekstit kur’anor në shumicën e ligjeve “Thuaj” është argument se i Dërguari i Allahut e ka marrë atë fjalë tekstualisht, e nuk e ka marrë vetëm kuptimin e tekstit. Nuk është se i ka ardhur në zemër siç është rasti me hadithin. Jo. Por është fjalë me të cilën Allahu ka urdhëruar “Thuaj”.
Isha i kënaqur më parë me mendimin e filozofit të mençur të kohës së tij Ibn Sinasë. Mirëpo pasi bisedova për këtë çështje me Shejh Shaëravijun, u pajtove me mendimin e tij dhe i jap prioritet mendimit të tij, sepse është më i përafërt me mendjen dhe logjikën.
Kur t’i kthehesh në drejtim të Atij i cili është më i lartë se ti dhe ai të drejtohet me “Thuaj kështu”. Kjo mjafton që ai është duke t’u orientua me fjalë të të folurit.
—
Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi Përktheu: Dr. Musli Vërbani Shkëputur nga “Fetva”