DREJTËSIA ËSHTË BAZË E SUNDIMIT

DREJTËSIA ËSHTË BAZË E SUNDIMIT

Një ditë isha në shtëpinë e Muhamed Muteveli Shaëravijut dhe diskutonim për një çështje shumë të rëndësishme e ajo çështje është prej tregimeve më të mira dhe më të bukura të Kur’anit. E keni lexuar dhe e keni mësuar atë gjuhësisht, shkencërisht, e kemi shikuar edhe në aspektin shoqëror dhe në të gjitha anët tjera.

I kam thënë Imamit të nderuar: Të gjithë e dimë se Sulejmanit iu është dhënë pushtet dhe pejgamberi. Kjo është nderë dhe dallim prej Zotit të Lartmadhëruar. Mirëpo ai me Hud-hudin (pulëbardhën) është ndodhë në një pozitë shumë të vështirë, sa që ka thënë: “Nëse ajo (pulëbardhë) nuk vjen me ndonjë lajm që e arsyeton vonimin e saj, dhe që ai arsyetim të jetë i fuqishëm do ta dënojë me një dënim të rëndë ose edhe do ta presë, në të kundërtën nëse vjen me arsyetim të fuqishëm do të jetë e lirë.” Kjo është drejtësia, me fjalë tjera ashpërsia për drejtësi.

Iu afrua pulëbardha dhe qëndroi jo fort larg prej tij, pra nuk ka thënë u afrua dhe qëndroi afër tij. Cili është dallimi në mes të “jo fort larg” dhe “afër”. Hudhudi iu afrua frontit të Pejgamberit dhe i tha: Kam shkel dhe kam depërtua në një vend ku ti nuk ke shkel dhe nuk ke depërtuar. Kjo tallje e madhe e Hud-hudit, na tregon se ajo e ka kritiku dhe i ka thënë se ai është i paditur, pse ka pasur për qëllim me thënë: Ti, me gjithë atë se je Pejgamber, ke sundim i ke nënshtruar xhinët dhe shejtanët.

Prapëseprapë unë di atë që nuk di ti, me gjithë përgatitjen dhe fuqinë tënde.

Lirisht mund të themi se sundimi i Sulejmanit a.s. ka qenë sundim i drejtësisë dhe lumturisë, dhe është vërtetuar se po të kishte qenë Sulejmani mizor, do ta kishte prerë (ekzekutuar) Hud-Hudin, dhe nuk do t’i kishte dhënë mundësi me bë bla-bla zotërisë së tij. Të cilit Allahu i ka dhuruar asi sundimi që në sundim i ka pasur xhinët dhe shejtanët.

Me këtë gjuhë të ashpër prej Hud-Hudit kuptojmë se sundimi me forcë në shtetin e drejtë, i lejohet të shprehurit e lirë, diskutimi i lirë, paraqitja e mendimit dhe refuzimi i ndonjë mendimi.

Zoti i Lartmadhëruar thotë:

“Ai bëri kontrollin e rreshtave të shpendëve dhe tha: Çka është puna me mua që Hud-Hudin nuk po e shoh? Apo është prej atyre që mungojnë. Pa dyshim se kam për ta ndëshkuar ose do ta therri, ose (zgjidhja e saj është) do të më sjellë arsyetim të qartë”. (El-En’amë, 20-31)

Pastaj vazhdon me paraqitjen skenike të Kur’anit mrekullueshëm, duke sqaruar: “Por pupëza nuk u vonua gjatë (veç arrit dhe) tha: Kam qëndruar, kam shkelur dhe kam siguruar lajm që ti atë lajm nuk e di dhe atë vend nuk e ke shkelur, pra po vij tek ti nga vendi Sebei me lajme të vërteta”. (En-Neml, 22)

Imami i mirënjohur, Shaëraviju thotë:

Me të vërtet kjo është ngjarje, e cila tregon drejtësinë dhe cilësinë e sundimtarit të drejtë. Fuqia vërtetohet me drejtësi. Në tregimin e shpendit është e akuzuara, mirëpo Sulejmani a.s. nuk ka mundur ta ndëshkojë shpendin me ndëshkim të padëshiruar edhe pse ka pasur fuqi, sundim dhe ka qenë Pejgamber.

Sulejmani a.s. patjetër ka qenë dashur t’i kuptojë rrethanat e të gjykuarve të qytetarëve të tij, edhe pse nuk kanë qenë njerëz, e pastaj atë që e ka kuptuar ta realizojë në praktikë, për këtë arsye Sulejmani a.s. nuk ka marrë vendim në mungesë të Hud- Hudit kur e ka akuzuar, por ka pritur deri sa të kthehet, të jetë prezent, e tek pastaj të fillojë gjykimi.

E kur u kthye Hud-Hudi prej perandorisë së Sebeit ka sjellë befasi, ka pa aty diçka çka e ka neveritur, pra ka pa njerëz duke adhuruar të tjerë pos Allahut, pra kanë adhuruar diellin në vend të Allahut. Pastaj Shejh Shaëraviju sqaron befasinë e Hud-Hudit, sepse ajo ka qenë befasi natyrshmërie, sepse ajo ka pasur të drejtë, dhe e drejta është e fuqishme dhe ajo është bërë e fuqishme, dhe fuqinë e saj e paraqiti dhe dëshmoi në gjyq.

Muhamed Muteveli Esh-Shaëravi

Përktheu: Dr. Musli Vërbani

Shkëputur nga “Fetva”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s